Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, aludimet për lidhjet e forta me Ergys Agasin dhe këqyrja celularit

P
Piranjat22 September 2026, 09:06 · 3 min lexim
SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës, aludimet për

SPAK ka urdhëruar kontrollin e banesës së ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Lajmi është konfirmuar për “BalkanWeb” dhe “News24” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila bëri të ditur se aksioni i SPAK ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe përfshin edhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi detaje nga aksioni, lajm ky ekskluziv, se prokurorët kanë vlerësuar se gjatë kontrollit të banesës mund të gjenden prova dhe fakte që lidhen me hetimin.

“Rezulton se është urdhëruar kontroll banese për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Proda drejtoi për më shumë se dy vite Policinë dhe është aluduar për lidhje të forta me Ergys Agasin”, deklaroi Lala.

Ajo shtoi se këqyrja e telefonave pas arrestimit të Ergys Agasit dyshohet se u ka siguruar prokurorëve të dhëna që lidhen me persona të tjerë dhe hetimin që po zhvillohet.

Sipas burimeve të cituara nga gazetarja, aksioni nuk është kufizuar vetëm te Proda, por ka përfshirë edhe persona të tjerë në nivele të larta të administratës. Për shkak se operacioni vijon ende, detajet e plota mbi personat dhe objektin e kontrolleve nuk janë bërë publike.

Lala theksoi se bëhet fjalë për persona ndaj të cilëve janë ngritur më herët edhe akuza publike nga opozita shqiptare për lidhje të dyshuara me persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

Megjithatë, këto janë pretendime që duhet të provohen në rrugë gjyqësore dhe nuk përbëjnë fajësi të provuar.

“Bëhet fjalë për persona të akuzuar edhe nga opozita shqiptare për lidhje me persona me grup kriminal. Këto janë fakte të rënda nëse provohen me një vendim gjykate”, tha gazetarja.

Kontrollet ndaj ish-drejtorëve të Policisë së Shtetit nuk janë të paprecedenta, por sipas Lalës, rastet e mëparshme kanë qenë të lidhura me çështje të tjera dhe jo domosdoshmërisht me dyshime për lidhje me grupe kriminale.

SPAK pritet të japë më shumë informacion në vijim, ndërsa aksioni dhe kontrollet janë ende në zhvillim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.