I dashuri i vrau të bijën, flet nëna e vajzës shqiptare: Nuk shprehu asnjë emocion! Dënimi i pamjaftueshëm
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar monitorimin e zbatimit të ligjit për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, duke zgjeruar kontrollin si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Sipas raportit, në sektorin publik funksionojnë aktualisht 185 njësi përgjegjëse për sinjalizimin, të ngritura pranë institucioneve që kanë mbi 80 punonjës. Ndërkohë në sektorin privat rezultojnë 526 njësi përgjegjëse, të krijuara në organizatat me më shumë se 100 punonjës.
Raporti thekson se për organizatat që nuk respektuan detyrimin për krijimin dhe raportimin e njësive përgjegjëse janë aplikuar masa administrative me gjobë. Në total, për periudhën 2016–2025 janë vendosur 237 gjoba ndaj organizatave që nuk krijuan njësitë përgjegjëse të sinjalizimit, ndërsa gjatë vitit 2025 janë aplikuar vetëm 8 masa administrative.
Sipas të dhënave, ILDKPKI ka marrë nga sektori publik 174 raporte vjetore, ndërsa 157 njësi i kanë dorëzuar ato brenda afateve ligjore. Nga analiza e këtyre raporteve rezulton se vetëm dy institucione kanë regjistruar raste sinjalizimi gjatë vitit 2025. Një rast është raportuar nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial, ku është trajtuar një sinjalizim, por hetimi administrativ nuk ka konstatuar shkelje ligjore. Rasti tjetër është regjistruar nga Bashkia Lushnje, ku njësia përgjegjëse ka vendosur mosfillimin e hetimit administrativ.
Në sektorin privat janë administruar 277 raporte sinjalizimi, ndërsa 233 njësi përgjegjëse i kanë dorëzuar raportet brenda afateve ligjore. Raporti thekson se vetëm një subjekt privat ka raportuar raste konkrete sinjalizimi gjatë vitit 2025. Sipas ILDKPKI-së, kompania “Sisal Albania” sh.p.k. ka raportuar 13 raste sinjalizimi, ku për 6 prej tyre hetimi administrativ ka përfunduar, ndërsa 7 raste janë ende në proces hetimi.
Për sa i përket mekanizmit të jashtëm të raportimit, ILDKPKI ka regjistruar dhe trajtuar gjatë vitit 2025 gjithsej 11 raste sinjalizimi dhe 8 kërkesa për mbrojtje nga hakmarrja. Sipas raportit, pjesa më e madhe e rasteve lidhen me institucione të administratës publike në nivel qendror dhe vendor, por edhe me institucione të arsimit të lartë dhe institucione të pavarura.
Objekti i sinjalizimeve përfshin dyshime për konflikt interesi, parregullsi në ushtrimin e funksioneve publike, shkelje të procedurave të prokurimeve publike dhe raste të mundshme falsifikimi të dokumenteve zyrtare. Një pjesë e rasteve lidhen edhe me marrëdhëniet e punës dhe pretendime për trajtim të padrejtë të punonjësve apo nevojën për mbrojtje nga hakmarrja.
Raporti thekson se për procedurat që kanë rezultuar në shkelje të kuadrit ligjor janë vendosur masa administrative me gjobë. Në total, për periudhën 2017–2025 janë marrë 13 masa administrative në kuadër të hetimeve të kryera për sinjalizimet dhe kërkesat për mbrojtje.
Në disa raste, pas hetimeve administrative, janë njoftuar edhe institucionet kompetente si Kontrolli i Lartë i Shtetit, strukturat e Policisë së Shtetit dhe titullarët e institucioneve publike për marrjen e masave të mëtejshme, megjithatë nuk rezultoi që të kishin ndodhur akte hakmarrjeje të lidhura drejtpërdrejt apo tërthorazi me sinjalizuesit. /ekofin.al
Ngjarja e rëndë në Maliq, Kuvendi nisi me një minutë heshtjeje për policin e vrarë. Kërkesa u bë nga kreu i grup...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...