Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
AKTUALITET

‘Spiunoi hetimet te Visi i Pojës’/ Dënohet me 2 vite e 8 muaj burg ish-oficeri i policisë, Igli Haxhiaj

P
Piranjat30 July 2026, 16:53 · 3 min lexim
‘Spiunoi hetimet te Visi i Pojës’/ Dënohet me 2 vite e 8

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar ish-oficerin e Policisë Gjyqësore, Igli Haxhiaj, me 2 vite e 8 muaj burg, pasi e shpalli fajtor për veprat penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Çështja u shqyrtua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, vendosi fillimisht dënimin e Haxhiajt me 4 vite burg, si rezultat i bashkimit të dënimeve për tre veprat penale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u caktuar përfundimisht në 2 vite e 8 muaj burg.

Gjykata vendosi gjithashtu që Haxhiaj të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, ndërsa i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Vuajtja e dënimit llogaritet nga data e ndalimit të tij, më 27 nëntor 2025.

Sipas hetimeve të SPAK, Haxhiaj, në cilësinë e oficerit të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, zbuloi informacione që përbënin sekret hetimor në kuadër të një procedimi për trafik ndërkombëtar droge, duke informuar një nga personat nën hetim se ishte objekt përgjimesh dhe vëzhgimesh.

Prokuroria e Posaçme pretendoi se ai i ofroi këto informacione në këmbim të përfitimeve monetare, konkretisht të shumës 15 mijë euro, siç rezulton nga komunikimet e zhvilluara në platformën e enkriptuar Sky ECC.

Hetimet zbuluan gjithashtu se Haxhiaj kishte zhvilluar komunikime në Sky ECC lidhur me tregtimin e lëndëve narkotike, por nuk kishte kryer detyrimet ligjore për të referuar dhe hetuar këto fakte, çka u konsiderua nga SPAK si shpërdorim detyre.

Procedimi penal ndaj Haxhiajt ishte pjesë e një hetimi të përbashkët mes SPAK, Prokurorisë Antimafia të Breshias në Itali dhe Prokurorisë Federale të Zvicrës, që çoi në zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.