Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
AKTUALITET

“Standard & Poor’s lë të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë në “BB”

P
Piranjat24 March 2026, 13:41 · 3 min lexim
“Standard & Poor’s lë të pandryshuar vlerësimin

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke ruajtur gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.  Në një njoftim për median Ministria e Financave njoftoi se S&P vlerësoi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të njëpasnjëshme në vitet e fundit, duke përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë COVID-19 dhe krizën e çmimeve të energjisë.

S&P parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.7% për vitin 2025 dhe mbi 3% për periudhën 2027-2029. Turizmi do të vazhdojë të mbetet një shtyllë kyçe e rritjes ekonomike. Flukset e shërbimeve të nxitura nga turizmi kanë forcuar pozicionin e jashtëm të Shqipërisë, duke ndihmuar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente në shifra të ulëta njëshifrore.

S&P parashikon një deficit buxhetor prej rreth 2.4% të PBB-së në vitin 2026, paksa mbi objektivin 2.3% të autoriteteve për shkak të supozimeve paksa më të ulta të rritjes ekonomike për 2026.

Gjatë periudhës afatmesme, agjencia parashikon që deficitet të jenë mesatarisht rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2029 dhe borxhin publik të stabilizohet pranë 50% të PBB-së nën kuadrin fiskal të ankoruar nga Ligji Organik i Buxhetit. Kjo qasje e matur fiskale do të sigurojë stabilitetin e vazhdueshëm të financave publike.

Një zhvillim pozitiv i theksuar nga S&P është progresi i procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ku Shqipëria ka hapur tashmë të gjitha kapitujt negociues të “acquis-it” të BE-së, duke shënuar një gur kilometrik të rëndësishëm në bisedimet e anëtarësimit.

Rezervat valutore të Shqipërisë janë forcuar ndjeshëm, duke u rritur në 8.7 miliardë dollarë në Janar 2026, me një rritje prej rreth 33% krahasuar me vitin e kaluar, të mbështetura nga flukset e forta nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja direkte.

Sektori bankar mbetet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës. Kreditë e këqija kanë vazhduar të ulen në 3.85%, duke reflektuar standarde të forta të miratimit dhe rritje të fortë të kredisë.
Konfirmim i vlerësimit nga S&P është një tregues i qartë i progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, gjë që reflekton qëndrueshmërinë e fortë ekonomike të vendit dhe menaxhimin më efektiv të politikave./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.