FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Veprat penale të lidhura me pastrimin e parave në Shqipëri u rritën në nivelin më të lartë të dekadës së fundit, duke treguar për një intensifikim të aktivitetit financiar të dyshuar dhe të skemave gjithnjë e më të sofistikuara për futjen e fondeve të paligjshme në ekonomi.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave mbi krimet dhe drejtësinë penale, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” arriti në 520 raste gjatë vitit 2025, me një rritje prej 11% krahasuar me një vit më parë. Ky nivel përbën rekordin më të lartë të regjistruar në 10 vitet e fundit dhe rikthen trendin rritës pas një periudhe dyvjeçare rënieje, që kishte nisur pas kulmit të mëparshëm prej 509 rastesh në vitin 2022.
Fenomeni i pastrimit të parave është bërë një nga çështjet më të ndjeshme të dekadës në Shqipëri. Në një dokument zyrtar të qeverisë të publikuar për konsultim në tetor të vitit të kaluar, Strategjia Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026–2030 pranon se “transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to janë ndikuar nga përshpejtimi i teknologjisë dhe globalizimi”
Sipas të njëjtit dokument, “këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre.”
Strategjia sillte në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i grupuar ato, diçka që është në një linjë edhe me tipologjitë që ka identifikuar ndër vite edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare. Këto kategori përfshijnë:
– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;
– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale.
Të dhënat lënë hapësirë për tezën që diskutohet shpesh se pastrimi i parave mbetet i lidhur ngushtë me zhvillimin e tregut informal dhe përdorimin sidomos të pasurive të paluajtshme si instrument kryesor për futjen e këtyre parave në ekonomi edhe pse jo i vetmi./Monitor
Me çmimet mesatare të apartamenteve në kryeqytet që e kanë kaluar 2 mijë euro për metër katror dhe pagat që jan&e...
Për ditën e sotme, më 29 prill, vendi pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas të ...
Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi detaje të forta nga atentati ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshn...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbi arrestimin e Ervin Matës në Brazil. Sipas tij, Ervin Mata është marrë peng para 13 vjetësh, n&...
Profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tregon detaje të forta nga atentati ndaj çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe...
Misteri i vrasjes së dukshme në Kalamata, dhe konkretisht në zonën e Bournias, po zbulohet ngadalë por me siguri, ku më herët...
Një trafikant droge shqiptar i cili u kap me më shumë se 20 qese kokaine në Cambridgeshire është burgosur. Oficerët ishin n&e...
Një bandë droge, e cila pozoi pranë grumbujve të marihuanës në fermën e tyre të kanabisit me vlerë 1 milion paund...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste në po...
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosj...