AKTUALITET

'Sterilizimi'/ 600 mijë euro më shumë në 2025, qeveria s’ndali pagesat për koncesionin abuziv

Piranjat Përditësimi i fundit 20 May 2026, 16:42
'Sterilizimi'/ 600 mijë euro më shumë në 2025,

Koncesioni i Sterilizimit ka marrë rreth 600 mijë euro më shumë gjatë vitit 2025 krahasuar me vitin 2024. Rritja e pagesave lidhet kryesisht me shtimin e seteve kirurgjikale me kompleksitet të lartë, të cilat kanë edhe koston më të madhe financiare. Edhe pse SPAK e ka cilësuar kontratën abuzive dhe të ndërtuar mbi mashtrim e falsifikim, qeveria vijoi pagesat e plota deri në përfundimin e koncesionit në fund të vitit 2025.

Koncesioni korruptiv i Sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale ka arkëtuar rreth 600 mijë euro më shumë në vitin e fundit të funksionimit të tij, krahasuar me një vit më parë. Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, në Raportin Vjetor për vitin 2025, thotë se është rritur numri i seteve kirurgjikale të ofruara nga kompania koncesionare “Sani Service”, duke shtuar ndjeshëm edhe faturën financiare publike për një kontratë të faktuar si abuzive. 

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të kaluar është rritur numri i pajisjeve kirurgjikale të kompeksitetit të lartë, të cilat kanë edhe vlerën më të madhe financiare, 37 mijë lekë të reja për copë. 

Po ashtu, rezultojnë me rritje edhe sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale të kompeksitetit të ulët, paketimi me avull dhe pastrimi i seteve mjekësore me temperaturë të ulët.Përgjatë vitit 2025, Fondi i Kujdesit Shëndetësor ka paguar për “Sani Service” rreth 15.9 miliardë lekë të vjetra, ndërkohë që në vitin 2024, fatura ishte më e ulët, 15.4 miliardë lekë të vjetra.

Pas një kallëzimit të Partisë Demokratike, hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme zbuluan se kontrata koncesionare e Sterilizimit ishte abuzive, e ndërtuar mbi bazën e mashtrimit, falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave. Prokurorët konstatuan se vlera e kontratës 10-vjeçare me fond rreth 100 milionë euro, në fakt ishte dyfishuar në mënyrë fiktive.

Megjithatë, pavarësisht këtyre gjetjeve, qeveria shqiptare vazhdoi pagesat e plota për shërbimin, deri në fund të vitit 2025, kur përfundoi koncesioni.

Për aferën korruptive të Sterilizimit janë dënuar me vendim të formës së prerë administratori i kompanisë private, Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme po vijon gjykimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?