Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e djeshme Akademia e Sigurisë, ku 56 studentë kanë përfunduar me urgjencë në spital, pas dyshimeve për helmim nga ushqimi i konsumuar në mensën e institucionit.
Ajo që nisi si një vakt rutinë në ambientet ku trajnohen efektivët e ardhshëm të shtetit, u shndërrua në një emergjencë shëndetësore për dhjetëra studentë.
Një prej këtyre kursantëve të helmuar ka denoncuar në redaksinë tonë faktin se edhe gjatë ditës së sotme studentët dhe stafi pedagogjik janë detyruar të konsumojnë drekën në mensë, për të krijuar idenë se nuk ekzistonte më rrezik.
Sipas kursantes, situata brenda Akademisë ka qenë e tensionuar që prej momentit kur dhjetëra studentë nisën të shfaqnin simptoma të forta si të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Ajo pretendon se shumë prej kursantëve kanë pasur frikë të flasin publikisht për shkak të pasojave disiplinore apo presionit të brendshëm.
Kursantja shton gjithashtu se pjesa më e madhe e studentëve kanë refuzuar fillimisht të hynin në mensë gjatë ditës së sotme, të alarmuar nga ajo çfarë ndodhi një ditë më parë. Megjithatë, sipas saj, prania e pedagogëve dhe konsumimi simbolik i ushqimit nga ana e tyre është përdorur për t’u treguar kursantëve se situata ishte nën kontroll dhe se nuk kishte më rrezik për shëndetin.
Ndërkohë ajo thotë se drejtuesit e lartë të Akademisë kanë ngrënë të veçuar në godinat ku janë zyrat e tyre.
Prsh! Jam nje nga kursantet qe u helmua , shyqyr zotit jam mire tani. Gjithe akademia nuk hyri ne menca per te konsumuar vaktin e drekes sot, ama te gjithe u detyruan si kursante dhe mesues te hane ne mence. Te lutem anonim se pasha zotin na perjashtuan, na hap pune. ANONIM
Konsumuan sa per sy e faqe Iken t gjith neper godina, e aty than qe do han e ata Moren e msuesit per tna treguar qe ska rrezik. Ne u helmuam nga ushqimi i drekes, ama simptomat u shfaqen mbasdite. Se kishte menduar njeri se do helmohena. Infermeria u mbush plot mbrem, e vetem ambulanca shkonin e vinin
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 May17:51
‘Toyota Yaris’/ Ndikoi “me para” te gjyqtari i Tiranës, GJKKO dënon avokaten Erida Lazimi
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 1 vit burg avokaten Erida Lazimi, për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj ...
AKTUALITET
7 May17:30
Çmimi i naftës godet edhe autoshkollat, shqetësimi ngrihet nga operatorët në Elbasan
Rritja e çmimit të karburantit po godet edhe biznesin e autoshkollave. Sipas operatorëve të këtij sektori në Elbasan, nëse ...
AKTUALITET
7 May17:22
Akuzat për korrupsion/ GJKKO çon për gjykim ish-prokurorin Kledian Llaho dhe 3 të tjerë
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj i...
AKTUALITET
7 May17:12
U helmuan 56 studentë të Akademisë së Policisë, këto janë pamjet brenda kuzhinës ku ushqimi ishte i kontaminuar
56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas një dyshimi për helmim ushqimor, ndërsa polici...
AKTUALITET
7 May17:04
Ilir Meta kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO cakton datën e seancës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i është drejtuar GJKKO me një kërkesë për zëvendësimin e masës ...
AKTUALITET
7 May16:40
MIE thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ju bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes mbi disa mesazhe mashtruese që po qa...
AKTUALITET
7 May16:32
Protesta e PD-së, ja rrugët që do të bllokohen nesër
Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi që do të mbahet më 8 maj 2026, në orë...
AKTUALITET
7 May16:11
“AKSHI”/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak Mirlinda Karçanajn
Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Fillimisht, ajo ishte vendosur n...
AKTUALITET
7 May15:51
E rëndë, një i ri gjendet i pajetë në lumin Osum
Gjendet i mbytur në lumin Osum 30-vjeçari nga Berati, David Shehaj.
Ai ishte larguar nga banesa më 30 Prill dhe i ati kishte denoncuar në...