Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Stuhi e fuqishme në Elbasan, shiu dhe breshëri paralizojnë qarkullimin në qytet

P
Piranjat 3 July 2026, 15:44 · 2 min lexim
Stuhi e fuqishme në Elbasan, shiu dhe breshëri paralizojnë

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje qytetin e Elbasanit dhe një pjesë të madhe të territorit të bashkive të tjera të qarkut, duke sjellë reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme.

Reshjet nisën rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash u shndërruan në një mot ekstrem, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Në disa zona të qytetit, rrugët janë mbuluar nga sasi të mëdha uji, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi shumë të ulët për shkak të mungesës së dukshmërisë dhe përmbytjes së akseve rrugore.

Edhe këmbësorët e kanë pasur thuajse të pamundur të lëvizin, pasi shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë.

Erërat e forta kanë shtuar rrezikun në disa zona, ndërsa moti i keq ka krijuar situata problematike në qarkullim dhe në jetën e përditshme të banorëve.

Deri tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, pasi reshjet vijojnë me intensitet.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe zona të tjera të qarkut, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike pas temperaturave të larta që kanë dominuar gjatë ditëve të fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.