Stuhi vere në Vlorë e Himarë, pushuesit lënë plazhet, rëndohet trafiku në rrugët e jugut

Pushuesit që kishin zgjedhur bregdetin e jugut për të kaluar pasditen janë detyruar të lënë çadrat dhe shezlongët, pasi një stuhi e fortë me erë dhe reshje shiu përfshiu papritur Vlorën dhe Himarën.
Moti u përkeqësua brenda pak minutash, rreth orës 15:00, duke i detyruar pushuesit të ndërpresin ditën e plazhit. Fluksi i madh i automjeteve që u nisën njëkohësisht drejt qytetit solli rëndim të qarkullimit në aksin Radhimë–Vlorë, ku u krijuan kolone e gjate makinash.
Edhe Himara u godit nga reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fortë. Në disa segmente, uji u grumbulla në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve. Parashikimet meteorologjike sinjalizojnë se moti i paqëndrueshëm do të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes.
Pas temperaturave përvëluese, moti ndryshoi brenda pak minutash. Bregdeti i jugut u përfshi nga një rrebesh i fuqishëm shiu, i shoqëruar me erë të forte.
Lexo edhe
AKTUALITET
U shoqërua me forcë në komisariat, aktori Shkëlzen Bushi: Sikurse bën me mua mund të bëjnë me këdo

Aksidenti i rëndë / Ministria e Shëndetësisë jep detaje: 12 të shtruar në QSUT, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Avokati i Popullit debat me protestuesit: Ça kërkesash keni? Kemi nisur hetim për sjelljen e Policisë së Shtetit

Flet njëri prej protestuesve të liruar: Do vazhdojmë protestën paqësore! Çdo provokim nuk është pjesë e jona

Dritan Goxhaj: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit, u emërua nga Parlamenti i krimit

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj dhe një tjetër protestues

Skema e pronave në Durrës, SPAK çon për gjykim ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të tjerë. Sekuestrohen 687 mijë m² tokë

DETAJE/ Autobusi po vinte nga Berati, shoferi dyshohet se pësoi infarkt, 14 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë





