Stuhia e fortë godet Elbasanin, rrëzohen pemë dhe dëmtohet një shtyllë e tensionit të mesëm

ELBASAN- Stuhia e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, që përfshiu mesditën e së premtes qytetin e Elbasanit, shkaktoi probleme në disa zona, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e strukturave të emergjencës.
Për shkak të erës së fortë, dy pemë u rrëzuan, ndërsa në disa pjesë të qytetit u këputën degë, duke krijuar rrezik për automjetet dhe kalimtarët. Po ashtu, u dëmtua edhe një shtyllë e tensionit të mesëm.
Pas njoftimeve të marra, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike dolën menjëherë në terren për të larguar pemët dhe degët e rrëzuara, me qëllim rikthimin e normalitetit dhe shmangien e çdo rreziku. Ndërkohë që, punonjësit e OSHEE-së ndërhynë për të siguruar dhe riparuar shtyllën e dëmtuar, në mënyrë që të garantohej siguria dhe vijimësia e furnizimit me energji elektrike.
Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stuhive me erëra të forta. Sipas autoriteteve, përveç pemëve dhe degëve, rrezik mund të paraqesin edhe objekte të ndryshme që mund të shkëputen nga ballkonet apo tarracat e ndërtesave.
Qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë përkeqësimit të motit, pasi fenomene të tilla atmosferike janë intensive, por zakonisht zgjasin për një periudhë të shkurtër. Autoritetet nënvizojnë se zbatimi i këtyre masave është i rëndësishëm për sigurinë e të gjithëve.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqiptari me '1 orë arrest shtëpie' përfundon në qeli

“Rama ose të largohet, ose ta arrestojë SPAK-u që të mos përfundojë si Çaushesku”/ Pedagogu: Kadastrat kërkojnë 20 mijë euro korrupsion p...

Dy valixhe plot kanabis nga Toronto drejt Tiranës, arrestohen në Rinas

Të shtunën protestë kombëtare, paralajmëron aktivisti: Nesër do të kemi dasmë të madhe në këtë shesh!

“Ramën do ta bëjmë nuse", qytetari bën “varëse” me bombat e gazit lotsjellës: Do t'ia varim në qafë kryeministrit

Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Liro protestuesit e arrestuar

Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan





