Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Stuhia e shiut dhe breshërit godet Elbasanin/ Evidentohen dëme në qytet dhe në zonat rurale

P
Piranjat24 July 2026, 18:28 · 2 min lexim
Stuhia e shiut dhe breshërit godet Elbasanin/ Evidentohen dëme në

Moti i keq i shoqëruar me reshje intensive shiu, erëra të forta dhe breshër ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Elbasanit dhe në disa zona rurale të bashkisë. Sipas të dhënave paraprake nga Zyra e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Elbasan, stuhia ka rrëzuar dhe dëmtuar disa pemë dekorative, ndërsa erërat e forta kanë shkatërruar tenda biznesesh dhe kanë rrëzuar vazo nga ballkonet e banesave, duke krijuar rrezik për kalimtarët.

Reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë përmbytjen e disa bodrumeve dhe të disa akseve rrugore kryesore të qytetit. Po ashtu, një pjesë e kolektorëve nuk kanë përballuar sasinë e madhe të ujit, duke dalë përkohësisht jashtë funksionit dhe duke vështirësuar kullimin. Pasoja janë regjistruar edhe në zonat rurale, ku breshëri ka dëmtuar kultura të ndryshme bujqësore. Sipas vlerësimeve të para, dëmet më të mëdha janë shkaktuar në parcelat e mbjella me duhan, ku prodhimi ka pësuar goditje të ndjeshme.

Strukturat e Emergjencave Civile kanë nisur evidentimin në terren të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga moti i keq, ndërsa janë angazhuar ekipet e shërbimeve emergjente për pastrimin e rrugëve, largimin e pemëve të rrëzuara dhe normalizimin e situatës në zonat më të prekura.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi moti i paqëndrueshëm mund të vijojë të krijojë probleme edhe në orët në vijim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.