AKTUALITET
Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh, 4 familje mbeten në qiell të hapur

Stuhia e fortë që përfshiu Sarandën mbrëmjen e së martës shkaktoi dëme të konsiderueshme në një pallat 12-katësh, ku era e fuqishme shkatërroi çatinë e katit të fundit, të ndërtuar me konstruksion druri.
Si pasojë e dëmtimit, katër familje që banojnë në katin e 12-të kanë mbetur pa mbulesë, duke u përballur me vështirësi pas motit të keq.
Gjatë verifikimeve në terren u konstatua se rreth gjysma e çatisë ishte shkatërruar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër kishte pësuar dëmtime të rënda.
Objekti rezulton të jetë një ndërtim i hershëm, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë situatën për të përcaktuar hapat që do të ndërmerren për rehabilitimin e dëmeve dhe mbështetjen e banorëve.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksidenti tragjik me një viktimë dhe një të plagosur pranë TEG/ Përsëritet tragjedia, rreth 3 vite më parë në të njëjtin vend 3 të rinj h...

U arrestua dhe u dërgua në burgun e Pojskës bashkë me foshnjën, publikohen pamjet e dhomës ku po mbahet nëna 34-vjeçare

Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, një grua paraqitet në gjendje të rëndë

SPAK nis ekspertimin e telefonave të Redi Strugës/ Në hetim edhe USB-të, hard disqet dhe DVR-të e kompanisë

SPAK njoftim zyrtar, akuzohen për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal/ Dërgohet për gjykim dosja e Ervis Martinajt dhe 9 të pandehurv...

Detaje/ Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, betonierja u përplas me disa makina para se të binte nga lartësia
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër

Paralajmërim për tornado, breshër dhe përmbytje, stuhitë e forta pritet të godasin Ballkanin





