AKTUALITET

Viktimat e aksidentit tragjik në Manëz ishin çift i porsamartuar, familja e vajzës italiane: Nuk e dinim këtë fakt

Piranjat Përditësimi i fundit 21 August 2026, 15:41
Viktimat e aksidentit tragjik në Manëz ishin çift i

Tragjedia e rëndë automobilistike në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre të rinj, ka tronditur edhe Italinë. Mes viktimave ishte 26-vjeçarja italiane Sara Brugnatelli dhe partneri i saj, 25-vjeçari shqiptar Kleo Vrioni. Corriere della Sera shkruan se, në Itali, familjarët dhe miqtë e Sarës janë në pritje të kthimit të trupit të saj. Ajo përshkruhet nga të afërmit si një vajzë e dashuruar me jetën dhe kuajt, pasioni i saj i madh. 26-vjeçarja ishte shumë e lidhur me të atin dhe kujdesej për të për shkak të problemeve shëndetësore.

Sara kishte jetuar prej vitesh në Zocco di Erbusco, ndërsa kohët e fundit qëndronte edhe në Ponte San Pietro, në zonën e Bergamos, ku jetonte partneri i saj. Ajo kishte punuar si muratore dhe më pas si asistente shitjesh në një dyqan me produkte për kafshët shtëpiake.Ndërkohë, një detaj i pazakontë që po verifikohet nga familjarët është pretendimi se Sara dhe Kleo ishin martuar më 16 gusht, vetëm tre ditë para aksidentit tragjik. Sipas mediave shqiptare, ceremonia mund të jetë zhvilluar në Shqipëri, në qytetin e lindjes së Vrionit, në mënyrë private.

Familja e 26-vjeçares ka deklaruar se nuk kishte dijeni për martesën dhe po përpiqet të verifikojë rrethanat.

Hetimet për aksidentin vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare pritet të përcaktojnë dinamikën e plotë të përplasjes dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit. Trupi i Sara Brugnatelli pritet të kthehet në Itali pas përfundimit të procedurave në Shqipëri. Data e ceremonisë së lamtumirës ende nuk është bërë e ditur.Aksidenti ndodhi pak pas orës 02:00 të mëngjesit, në një rrugë dytësore në Manzë. Në automjetin tip BMW udhëtonin pesë persona. Përveç çiftit, humbi jetën edhe një 15-vjeçar, ndërsa dy persona të tjerë, 25 dhe 16 vjeç, mbetën të plagosur.

Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, të rinjtë po ktheheshin nga një klub ku kishin kaluar mbrëmjen. Pamjet e publikuara tregojnë BMW-në duke lëvizur me shpejtësi, përpara se drejtuesi të humbiste kontrollin. Automjeti u përplas me një strukturë betoni dhe më pas u përmbys.

Një analizë paraprake e videos ka vlerësuar se makina mund të ketë qenë duke lëvizur me rreth 114 km/h. Shpejtësia, megjithatë, mbetet për t’u përcaktuar përfundimisht nga ekspertiza teknike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?