Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Task-Forca e APR në terren në mbështetje të operacioneve për shuarjen e zjarreve

P
Piranjat12 August 2026, 22:20 · 2 min lexim
Task-Forca e APR në terren në mbështetje të operacioneve


Përballë situatës së zjarreve në territorin e Tiranës, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) ka mobilizuar Task-Forcën dhe strukturat e saj në terren, në mbështetje të operacioneve të shuarjes dhe kontrollit të vatrave aktive.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave, ekipet e APR janë të angazhuara në zonën e Gurrës, në Njësinë Administrative Petrelë, ku po asistojnë forcat zjarrfikëse në përballimin e situatës dhe në përpjekjet për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Me autobote dhe mjete të tjera të posaçme, po sigurohet furnizimi me ujë dhe mbështetja logjistike e nevojshme për vijimin e ndërhyrjes në terren. Angazhimi po zhvillohet në koordinim të vazhdueshëm me strukturat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe strukturat e njësive administrative.

Task-Forca e APR në terren në mbështetje të operacioneve
Terreni i vështirë, shtrirja e vatrave dhe kushtet e favorshme për përhapjen e zjarrit e bëjnë ndërhyrjen veçanërisht sfiduese. Për këtë arsye, çdo kapacitet njerëzor dhe logjistik i disponueshëm po vihet në funksion të kontrollit të situatës dhe mbrojtjes së sipërfaqeve pyjore, mjedisit dhe zonave të banuara.

Task-Forca e APR vijon të jetë në gatishmëri të plotë dhe do të qëndrojë në terren për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, në mbështetje të strukturave përgjegjëse për menaxhimin e situatës.

Task-Forca e APR në terren në mbështetje të operacioneve

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.