Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me popullin”/ Qytetari: SPAK ta marrë nën akuzë ose të vërtetojë se ne jemi terroristë

P
Piranjat23 July 2026, 20:52 · 2 min lexim
“Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me

Një aktivist ka kërkuar që SPAK të marrë nën hetim Taulant Ballën, pasi ai i ka akuzuar protestuesit duke i quajtur terroristë.

Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën, nenin 30 dhe konventën e të drejtave të njeriut.

Ai bëri thirrje që Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim mandatin e deputetit Balla, Komisioni Evropian ta marrë në shqyrtim këtë deklaratë dhe deputetët e tjera të marrin në shqyrtim deklaratën e tij.

Qytetari: Sa herë pushteti tregon dhe ushtron forcë, ne bëhemi edhe më të fuqishëm dhe më të fortë. Po bëj një deklaratë këtu. Balla na quajti ne terrorist, ai është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën, nenin 30, konventën e të drejtave të njeriut. E papranueshme të quhemi terrorist nga një deputet. Ne duhet të qëndrojmë më të fortë përpara këtij pushteti kriminal, ka shkelur edhe nenin 120 të Kodit Penal, ndaj thirrja ime ndaj drejtësisë, SPAK-u ta marrë menjëherë nën hetim. Ai ose të vërtetojë se ne jemi terroristë, ose të shkojë në burg.

Asnjë politikan, asnjë deputet, qoftë edhe kryeministri Rama nuk mund ta thotë këtë, kurse presidenti nuk bën asnjë deklaratë. Askush nuk mund të na quajë ne terroristë. Gjykata Kushtetuese të marrë në shqyrtim mandatin e deputetit Balla, edhe Komisioni Evropian ta marrë në shqyrtim këtë deklaratë, edhe deputetët e tjera të marrin në shqyrtim këtë deklaratë të Ballës, ne jemi njerëz të lirë, nuk jemi terrorist.

Dorëheqja jote zoti Rama është kërkesë themelore, duhet të distancohesh ose ta pranosh, terrorist je ti, nuk jemi ne. Ndaj të gjithë bashkë të tregojmë këtë paqe të madhe që kemi treguar deri tani. Rama në burg, Berisha në burg. Taulant Balla, i ke bërë llogaritë gabim me këta njerëz, ajo deklaratë nuk do harrohet kurrë nga ne, sepse do kemi një Kushtetutë të re që do votohet nga sovrani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.