
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto (PBB).
Në njërin krah, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi rezultojnë me efektive pasi arrijnë të mbledhin në buxhet mbi 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në krahun tjetër, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut rezultojnë në kuota mjaft të ulëta, pa arritur të kalojnë as pragun e 33%, sipas të dhënave të publikuara në databazën e Fondit Monetar Ndërkombëtar që i takojnë Vitit 2025.
Bosnja dhe Hercegovina, jo vetëm që ka nivelin më të lartë te të ardhurave ndaj PBB-së në Rajon, por po ashtu regjistron edhe rritjen më të lartë vjetore në 2025.
Të ardhurat e saj rriten nga 41.3 për qind në vitin 2024 në 42.5 për qind në vitin 2025, me 1.2 pikë përqindje. Ky zgjerim i fortë fiskal i Bosnjës u mbështet në ecurinë e mirë të taksave indirekte dhe mbledhjes së TVSH-së, të cilat u nxiten nga inflacioni dhe konsumi i qëndrueshëm i brendshëm.
Ndryshimi pozitiv tregon se autoritetet boshnjake kanë arritur të kapitalizojnë flukset ekonomike, duke forcuar pozicionin e tyre buxhetor përballë sfidave që po sjell fragmentimi të brendshëm.
Serbia po ashtu konfirmon një pozicion të fortë dhe një rritje konstante të treguesve të saj fiskalë në rajon, duke u ngjitur nga 40.5 për qind e PBB-së në vitin 2024 në 41.0 për qind në vitin 2025.
Kjo rritje prej 0.5 pikë përqindjeje reflekton peshën e madhe që luan ky shtet në prodhimin industrial rajonal dhe aftësinë e tij për të vjelë të ardhura të konsiderueshme nga investimet e huaja direkte dhe sektori i eksporteve.
Sistemi fiskal serb përfiton nga një bazë e gjerë tatimore dhe nga një kontroll më i rreptë mbi performancën e ndërmarrjeve publike dhe private, gjë që mban nivelet e të ardhurave në kuota të larta, të krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara europiane.
Mali i Zi përbën një përjashtim specifik në rajon, pasi është i vetmi vend që shënon një rënie të të ardhurave si përqindje e PBB-së në 2025. Të dhënat tregojnë se nga një nivel i lartë prej 40.7 për qind në vitin 2024, treguesi zbriti në 40.3 për qind në vitin 2025, duke u tkurrur me -0.4 pikë përqindjeje.
Ky ngadalësim nuk lidhet me dobësimin e ekonomisë, por me rritjen më të shpejtë të PBB-së nominale e nxitur nga turizmi dhe investimet e huaja, krahasuar me ritmin e arkëtimeve tatimore.
Maqedonia e Veriut vijoi rritjen, ku të ardhurat e saj buxhetore në krahasim me PBB-në u zhvendosen nga 31.8 për qind në vitin 2024 në 32.2 për qind në vitin 2025.
Ky ndryshim pozitiv prej 0.4 pikë përqindjeje reflekton stabilitetin e politikave të saj tatimore dhe përpjekjet e qeverisë për të harmonizuar legjislacionin fiskal me standardet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka rritur efikasitetin në mbledhjen e detyrimeve nga bizneset e mëdha, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të ardhurash për arkën e shtetit.
Kosova po ashtu shfaq një trend rritës në arkëtimet e saj buxhetore, duke dëshmuar një konsolidim të vazhdueshëm të institucioneve të saj të mbledhjes te të ardhurave. Nga 29.9 për qind që ishte ky raport në vitin 2024, Kosova arrin të kalojë pragun psikologjik duke u ngjitur në 30.4 për qind në vitin 2025, çka përbën një rritje prej 0.5 pikë përqindjeje.
Ky progres i dedikohet në masë të madhe luftës së shpallur ndaj ekonomisë formale, reformave në Dogana dhe në Administratën Tatimore, si dhe rritjes së transparencës në deklarimin e të ardhurave personale, çka po ndihmon në krijimin e një hapësire më të madhe fiskale për investime publike.
Në këtë kontekst rajonal, Shqipëria vazhdon të mbetet në nivele relativisht të ulëta të mbledhjes së të ardhurave në raport me madhësinë e ekonomisë së saj, duke u renditur ndër vendet me performancën më të dobët në Ballkanin Perëndimor.
Sipas shifrave të FMN-së, të ardhurat si përqindje e PBB-së për Shqipërinë nga 28.2 për qind në vitin 2024 arritën në 28.3 për qind në vitin 2025, duke shënuar një përmirësim thuajse të papërfillshëm prej vetëm 0.1 pikë përqindjeje.
Kjo rritje minimale reflekton sfidat kronike me të cilat përballet vendi në zgjerimin e bazës tatimore, nivelin e lartë të informalitetit në sektorë kyç si turizmi, ndërtimi dhe bujqësia.
Ndonëse reformat në digjitalizimin e administratës tatimore dhe procesi i fiskalizimit kanë dhënë disa rezultate, ato ende nuk kanë sjellë një kthesë rrënjësore që do ta afronte Shqipërinë me mesataret rajonale apo evropiane të mbledhjes së të dhënave kapitale./ Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
1 Qershor11:25
Terapia hormonale/ Dom Mark Pashkja: Medikamentet, të njëjtat që përdoren për kastrimin e pedofilëve në SHBA
Për zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Dom Mark Pashkja, udhëzuesi i ri i Ministrisë së...
AKTUALITET
1 Qershor10:54
Makina e përgjimit që trembi politikanët shqiptarë, Koplikaj tregon incidentin që solli kreun e antimafias në Tiranë
Taulant Koplikaj, autori i emisionit investigativ “Piranjat” zbulon detaje lidhur me intervistën ekskluzive për emisionin “Piranja...
AKTUALITET
1 Qershor10:38
Studimi/ Si po e ndryshon klimën e kryeqytetit betonizimi pa kriter i Tiranës
Një studim i fundit mbi fenomenin “Ishuj urbanë të nxehtësisë” paralajmëron se modeli aktual i ndërtimeve n&eum...
AKTUALITET
1 Qershor10:33
Skandali me ndryshimin e gjinisë/ Kalaja: Agjendë e ardhur nga jashtë, 15 mijë euro për terapinë!
Një agjendë e dyshimtë dhe e rrezikshme duket se po synon të eksperimentojë me të rinjtë në vend, duke ngjallur reagim...
AKTUALITET
1 Qershor10:24
Dhunoi e tërhoqi zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata e Vlorës lë në burg rojen private të ‘Major Security’
Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Gerald Bibën, i cili akuzohet për dhunimin e nj&e...
Piranjat News
AKTUALITET
1 Qershor10:10
VIDEO/ Vret peshqit me dinamit në lumë, pamje nga momenti i shpërthimit në Fushë-Krujë
Një banor i Fushë-Krujës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, rastin e peshkimit me dinamit në lumin e Gjolës. Ai sh...
AKTUALITET
1 Qershor09:47
Tjetërsimi i pronave në Zvërnec, SPAK urdhëron kontrolle në Tiranë dhe Vlorë
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka urdhëruar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë ...
AKTUALITET
1 Qershor09:46
Hapet me forcë dera e shkollës “Selam Musai” në Vlorë, autorët shkaktojnë dëme materiale
Gjatë natës është hapur me forcë shkolla 9-vjeçare “Selam Musai” në fshatin Babicë e Madhe. Sipas inform...
AKTUALITET
1 Qershor09:32
VIDEO/ Qëlloi me pistoletë pasi kishte humbur skedinat, momenti i arrestimit të 32 vjeçarit
Një incident me armë zjarri ka shkaktuar panik mes banorëve në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë, ku një 32-vj...
AKTUALITET
1 Qershor09:29
U mërzit se humbi skedinën/ Qëlloi me armë në ajër dhe terrorizoi banorët, çfarë deklaroi Amarild Xhamaqi në polici
Amarild Xhamaqi është autori që qëlloi me armë zjarri në zonën e Ali Demit duke terrorizuar banorët.
Sipas burimeve, ...