Kërcënohet me jetë ministri italian i Arsimit, Giuseppe Valditara merr zarf me plumb
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë...
Një zarf që përmbante një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese është dërguar në Ministrinë...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, është përplasur me mazhorancën në Kuvend për qëndrimin ndaj dënimit të ish-kre...
Protestuesit “shkulin” gardhin metalik te Ministria e Brendshme. Qytetarët e vendosur të protestojnë përpara Kuvendit kan&eum...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, teksa numri i shqiptarëve që jetojnë jashtë sa vjen e po shtohet për shkak të valës së re të emigracionit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët arritën një rekord të ri prej 1.1 miliardë euro në 2025-n, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë dhe të katërt, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës dhe më pas në fund vit. Për korrik-shtator 2025, emigrantët sollën tek të afërmit në vendlindje 285 milionë euro, dhe në tre muajt e fundit të vitit edhe 302 milionë euro.
Që nga viti 2013, paratë që emigrantët sjellin në Shqipëri janë rritur vazhdimisht (shiko grafikun), duke reflektuar një cikël të ri emigracioni, që nisi kryesisht pas vitit 2015.
Pas një rënieje në vitin 2020, si efekt i pandemisë, tendenca rritëse u përshpejtua dukshëm. Në 202a-n për herë të parë prurjet kaluan kufirin e një miliard eurove.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjnë për të jetuar dhe atyre që po largohen nga vendi ynë vijon të jetë negativ në Shqipëri përgjatë gjithë periudhës 2011-2025, duke shfaqur tendencë rritëse pas pandemisë.
Pas pandemisë, emigracioni u rrit me ritme të shpejta. Në vitin 2021 humbja neto e popullsisë arriti -32,853 persona dhe në 2022 mbeti në nivele të ngjashme, rreth -32,497 persona. Kulmi u shënua në vitin 2024, kur migracioni neto arriti rreth -43,761 persona, niveli më i lartë i regjistruar edhe për shkak të korrektimeve nga cens 2023.
Këtë trend e konfirmoi edhe Eurostat, ku për periudhën 2021 -2024 vendet e anëtarë të BE dhanë 284,585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptare. Ka një trend në rritje për lejet e punës, të cilat zënë gati 1 të tretën e leje qëndrimeve gjithsej dhe janë dyfishuar në krahasim me para pandemisë.
Aktorët e tregut pohojnë se kanalet kryesore vijojnë të mbeten vendet tradicionale ku ka emigracione, si Greqia e Italia, por vitet e fundit ka pasur rritje dhe nga destinacionet e reja si Anglia dhe Gjermania.
Remitancat llogariten nga Banka e Shqipërisë si pjesë e llogarisë korrente në bilancin e pagesave, sipas standardeve të FMN-së (BPM6).
Ato përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes kanaleve formale (bankat, institucionet financiare dhe operatorët e transfertave), ashtu edhe përmes vlerësimeve të prurjeve informale.
Për këtë qëllim, Banka përdor të dhënat e sistemit bankar, raportimet periodike të subjekteve të licencuara dhe anketa specifike tek familjet përfituese, duke synuar të kapë tërësinë e flukseve reale të remitancave në ekonomi./Monitor
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare shqiptare nga Kosova dhe djali i saj trevje&cced...
Policia e Fierit ka bllokuar një kamion të ngarkuar me 30 tonë misër, për shkak të mungesës së dokumentacionit të...
Nuk ka asnjë ndryshim verdikti për ish-kryebashkiakun e Himarës, në lidhje me dosjen penale të tjetërsimit të tokave në...
Ish-zëvendesdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Hava Delibashi është paraqitur gjat&e...
Një bashkim kompanish ndërkombëtare, franceze dhe spanjolle, ka nënshkruar një kontratë me vlerë rreth 8.8 milionë eur...
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestës kombëtare të opozitës, të mbajtur pasdite...
Pas ekstradimit nga Maroku dy vite më parë Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në Prill 2023 do t&...
Një grua 48-vjeçare shqiptare në Savona të Italisë është vënë nën hetim për tentativë vrasjeje, ...
Në një reagim në rrjetet e saj sociale, Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë u shpreh se Harta Gjyqësore është nj&...
Një kamion i ngarkuar me 30 tonë misër është bllokuar nga Policia e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacion...