Të hënën greva e punonjësve të palës greke, pezullohet për 4 orë lëvizja në Kakavijë

Dega Doganore Kakavijë njofton se lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërpritet përkohësisht ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të palës greke.
Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, nga ora 07:00 deri në 11:00 (ora shqiptare) do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga pika kufitare. Gjatë këtij intervali, të gjitha automjetet do të kenë të bllokuar lëvizjen për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.
Dogana Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë që të shmangin përdorimin e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit 07:00–11:00 të së hënës. Autoritetet këshillojnë udhëtarët të planifikojnë lëvizjet e tyre jashtë këtij intervali për të shmangur vonesat dhe pritjet në kufi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit Plaka, mes dhimbjes dhe tronditjes pas tragjedisë në Vidhishtë

Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike! Miliarda euro dha shteti, përfituan oligarkët jo qytetarët

Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

Këmbimi valutor 25 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

E shtuna me kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do të shkojnë temperaturat

'Rama, jepe dorëheqjen', mbyllet protesta e 55-të para Kryeministrisë: Nesër më shumë

Kokainë e armë zjarri, goditet grupi kriminal shqiptar në Londër, sekuestrohet drogë me vlerë mbi 1.8 milionë paund





