“Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit”/ Denoncimi i PD: Manipulime në procesin shkencor arkeologjik në Butrint

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza lidhur me ndërtimin e një resorti në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në një deklaratë për mediat, Vangjeli e ka e cilësuar procesin si të dyshimtë dhe në favor të interesave private.
Sipas deklaratës, ndërhyrjet në këtë zonë kanë transformuar Gjirin e Manastirit, duke dëmtuar potencialin arkeologjik, përfshirë edhe një zbulim të bërë në vitin 2010. PD pretendon se autoritetet e kulturës kanë censuruar dokumente dhe kanë ndryshuar qëndrime lidhur me projektin.
“Ndërtimi i resortit në zonën e Manastirit, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ngre dyshime serioze për ndërhyrje të qëllimshme në procesin shkencor arkeologjik, me synim favorizimin e interesave private. Ndërtimi i këtij resorti transformoi përgjithmonë Gjirin e Manastirit, që ndan Detin Jon me Liqenin e Butrintit dhe nga ana tjetër shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, përfshirë një zbulim të vitit 2010”, deklaron Vangjeli.
Prandaj, Partia Demokratike kërkon:
Hetimin në mënyrë të plotë dhe të pavarur të këtij rasti;
Të verifikohet integriteti i raportit arkeologjik dhe procedurave të ndjekura;
Të vendosen përgjegjësi për çdo shkelje ligjore apo profesionale;
Të garantohet mbrojtja reale e pasurive kulturore dhe transparenca e plotë për publikun.
Trashëgimia kulturore nuk mund të trajtohet si mall për t’u negociuar.
Ajo është pasuri kombëtare dhe detyrim ndaj brezave që vijnë.
Koha për përgjegjësi është tani.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përkeqësimi i motit/ Anulohet lundrimi i tragetit Vlorë-Brindisi dhe mjeteve të peshkimit

Shtyllat elektrike në prag të shembjes/ Qytetari denoncon gjendjen alarmante në Lezhë

SKANDAL/ Adoleshentët tallen me makinë e policisë: Të na rruajnë...

29-vjeçari u vra nga bashkëkombësi i tij, trupi i dorëzohet familjes, autori në burg

Prej tre muajsh uji rrjedh nga tubi i çarë, Ujësjellësi i Fierit fle ‘gjumë’





