AKTUALITET

“Të lutem mos më gjuaj”/ Si Klejvis Metalla dhunoi partneren shtatzënë derisa i vrau foshnjën!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 December 2025, 11:59

“Të lutem mos më gjuaj”/ Si Klejvis Metalla dhunoi

Klejvis Metalla u arrestuar në Serbi pas disa muajsh në kërkim pasi dhunoi partneren e tij shtatzënë, derisa i vrau foshnjën që ajo kishte në bark.

24-vjeçari ishte larguar nga vendi përmes Pikës Kufitare të Bllatës, pas ngjarjes shokuese të ndodhur më Janar 2025, por u vendos në pranga në shtetin fqinj dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Ndaj tij, në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Klejvis Metalla nuk dëshironte foshnjën, të cilën partnerja e tij 23-vjeçare mbante në bark dhe kishte tentuar të bindte familjarët e saj, që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.

Por 23-vjeçarja nuk pranoi të abortojë fëmijën dhe vendosi të ikë. Ditën e ngjarjes, më 27 janar në orën 15:30, e reja së bashku me të vëllain 5 vjec, hipi në makinën e Klejvis Metallës, pasi ky i fundit i kishte marrë pasaportën.

Ai e dërgoi jashtë qytetit në vendin e quajtur “gurët e Skënderbeut”, ku 24-vjeçari ka ndaluar automjetin dhe pasi ka zbritur partneren e tij e ka goditur me shkelma në bark dhe në trup.

Më pas i ka marrë celularin dhe është larguar në drejtim të Peshkopisë. Një kalimtar i rastit shoqëroi 23 vjeçaren në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e çoi në shtëpi.

Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi, pasi iu tha se duhet të bëhej në Tiranë, ku banonte i riu.

Klejvis Metalla: Unë po të them, e ka dash kjo, e ka mbajt me dhunë e ka mbajt mçeftas. Tani, unë kam ardhur këtu, meqë kjo thotë, është i imi. Unë du me i gjet zgjidhje kësaj pune. Unë fëmijë nuk du, po të kisha dash, e kisha bo…

Babai i vajzës: A do gjesh ti derman nga Zoti, që do të vrasësh fëmijën tënd?!

Klejvis Metalla: Është problemi im. Unë kurrë mos gjetsha derman! Unë fëmijë nuk du…

E reja ka rrëfyer se si 24-vjeçari tentoi ta bindte që ajo të abortonte në muajin e pestë ilegalisht në një klinikë në Fier.

Denoncuesja: Aty dola nga tualeti, hodha kokrrat. Dola vrap, aty gjeta një taksi dhe ika për në Tiranë.

Në mënyrë ilegale do e bënte?

Denoncuesja: Ishte klinikë private, vetëm emrin e doktoreshës di që e kishte Kozeta.

Denoncuesja: Ishte e vjetër. Ika në Tiranë, atë natë kam ndenjur në hotel.

Denoncuesja: Po më merrte në telefon, më shante. Më thoshte që do të të kthej, ti nuk do të shkosh dot në shtëpi. Unë po vij tek shtëpia jote. Të nesërmen në mëngjes jam nisur për në Bulqizë përsëri.

E gjendur në këtë situatë vendosi që të largohej nga vendi dhe të kërkonte azil në Itali.

“Një shoqe më tha që kishte folur me një hoxhë dhe i kishte thënë që ishte krim të hiqte një fëmijë 4 muajsh. Mua m’u mbush mendja. Pastaj i tregova, i thashë që kam prerë biletat. Preva biletën time në datën 30 që unë të kërkoja azil në Itali, si një femër e pambrojtur. I tregova i thashë që unë do iki, ndoshta është më mirë edhe për ty edhe për mua. Ti sa herë të duash fëmijën tënd mund të vish ta takosh. Unë do të vij në Shqipëri sapo të marr letrat. Do të ikja, do dorëzohesha në polici, vetëm të ikja”, deklaroi 23-vjeçarja.

Por ky rrugëtim i të resë u ndërpre në mes për shkak të dhunës së ushtruar nga partneri i saj.

“Dhe më tha mirë, unë e di që ti nuk ke mundësi të nxjerrësh pasaportën, tha do vij të ta sjell unë dhe të takoj për herë të fundit. Vjen këtu dhe më merr para lagjes, bashkë me vëllain e vogël sepse mami me babin nuk ishin, kishin punë, ishin në shtëpi. Sa hipi në makinë i them të më japë pasaportën e më thotë që e kishte lënë tek një shoku i tij. Hajde të ikim ta marrim, bëjmë një xhiro dhe jemi në rregull.

Gjatë rrugës ndaloi tek “Gurët e Skënderbeut”. Aty vazhdon me ato sharjet, ofendimet e tij me një ton shumë të lartë. Kishte një zemërim në sy, një ton në fytyrë që unë nuk e kisha parë ndonjëherë. Zbrita nga makina të hap derën mbrapa që të marr vëllain, kur po hapja derën ky zbret. Zbret dhe direkt më gjuan me shkelm në bark me sa fuqi që kishte. Bie në tokë dhe mbaj mend veten time që po mbaja duart tek koka dhe tek barku dhe i thoja “Të lutem mos më gjuaj më!”.

Unë isha e shtrirë në tokë dhe ai po më gjuante tek pjesa e kraharorit dhe tek e barkut me shkelma nga sipër. Shkelmat më prekën dhe fytyrën. Në atë moment që më pa ashtu, ka hapur derën mbrapa e kapin vëllain si leckë dhe ma hodhi aty sipër koke. Në atë moment po shikoja vëllain, e kapa e përqafova dhe thashë “të paktën ti je mirë”. Ky hipi në makinë, pastaj zbriti dhe më mori telefonin nga xhepi sepse ai e dinte që unë kam të gjitha faktet, të gjitha gjërat aty dhe patjetër që do e merrte. Më mori telefonin dhe u largua në drejtim të Peshkopisë”, tregoi 23-vjeçarja.

Një kalimtar i rastit e shoqëroi të renë në Komisariatin e Bulqizës, ndërsa vëllain e saj të vogël e çoi në shtëpi.

“Aty dola në rrugë, po e mbaja barkun me dorë, me një dorë po mbaja vëllain. Jam ulur në gjunjë dhe kam nxjerrë xhupin e vëllait sipër për të kërkuar ndihmë. Ndaloi një djalë, më pyeti, i thashë “jam shumë keq, dua të iki në komisariat”. U futa në makinë dhe i thashë a do ma çosh vëllain deri tek shtëpia, unë po ndalem tek komisariati, sepse nuk dua ta marr vëllain e vogël me vete. U ndala tek komisariati”, deklaroi ajo.

Vajza mbërriti në polici gjithë fraktura dhe gjak, por nuk iu mor denoncimi.

“Futem tek roja me gjak, me shenja e me të gjitha. Futem tek vendi i rojës dhe i them “xhaxhi Dashi dua të bëj një denoncim sepse më ka rrahur ish-burri”. I thashë dua të bëj një denoncim sepse ai mund të ikë, dua që ta kapni sa më shpejt. Më tha nga e ke këtë ish-burrin, i thashë nga Tirana. Më tha epo duhet të shkosh në Tiranë, unë nuk dua ta marr dot denoncimin për bazë ty, duhet të ikësh në Tiranë përderisa ai jeton atje”, tha 23-vjeçarja.

E reja e dhunuar barbarisht nga partneri shkoi me të ëmën në spitalin e Peshkopisë.

Sipas mjekut gjinekolog që ndoqi rastin, shkaku i abortit ka ardhur si pasojë e dhunës.

Denoncuesja: Dua arsyen e vdekjes së fëmijës!

Gjinekologu: Këtë gjë ta jep Mjekësia Ligjore…

Denoncuesja: Po po, por ti do e shkruash arsyen, se pse vdiq. Ti e di më mirë. Aborti pse u bë?

Gjinekologu: Aborti, nga dhuna…

Gjinekologu: Po nga trauma, që ke kaluar, ajo ka shkaktuar hematomën, ka filluar hemorragjia…

Denoncuesja: S’po e kuptoj…

Gjinekologu: Nga trauma, që të është shkaktuar ty.

Denoncuesja: Nga dhuna, që më është bërë?

Gjinekologu: Po pra, trauma quhet në gjuhën mjekësore.

 

Nazmia: Ti je Klevi pse thua jo.

Klejvis Metalla: Po ça Klejvi jam unë, e ça ka, e ça të ka gjet ty?

Nazmia: Ti i ke bërë të gjitha.

Klejvis Metalla: Ça ke bo ti tani?

Nazmia: Mos harro se do kapesh.

Klejvis Metalla: A ke qenë shtatzënë me mu? Ore, a ke qenë shtatzënë me mu?

Klejvis Metalla: Edhe ke humb fëmijën tim?

 

Klejvis Metalla: Po ka qenë me vëllain e vogël dhe i kam lënë aty. (Vendi i njohur si gurët e Skënderbeut) Më tha më lër aty! Ok, i thashë, se dhe unë kam punë, po iki…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?