Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Të rinjtë shqiptarë ndërtojnë skafin e parë shqiptar, “Skënderbeg 40”: Ja sa kushton

P
Piranjat 2 September 2026, 21:44 · 3 min lexim
Të rinjtë shqiptarë ndërtojnë skafin e parë

Orman Vora dhe një grup të rinjsh shqiptarë kanë realizuar “Skënderbeg 40”, skafin e parë të konceptuar dhe ndërtuar tërësisht në Shqipëri, një produkt 100% “Made in Albania”. Skafi është krijuar nga pasioni i Vorës dhe ekipit të tij për ujin dhe sportin, me synimin për të krijuar një mjet lundrues tërësisht shqiptar.

“Ideja lindi nga pasioni për ujin dhe sportin. U bëmë dy persona që të organizonim diçka, siç është ‘Skënderbeg 40’”, tregon Orman Vora.

Sipas tij, emri i skafit është frymëzuar nga heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“‘Skënderbeg 40’, duke marrë shembull nga heroi ynë kombëtar, besuam që do të ishte një projekt që do ta realizonim me pëlqyeshmëri të lartë dhe kjo ishte një nga arsyet që vendosëm që ta vinim ‘Skënderbeg 40’”, shprehet ai.

Realizimi i projektit ka zgjatur rreth një vit dhe një vit e pak. “Skafi 100% shqiptar, duke filluar nga ideja, nga modelimi, nga e gjithë struktura, 100% shqiptare. Rezina, struktura e inoksit, tapiceria, çdo gjë është prodhuar ‘Made in Albania’”, thotë Vora.

Sipas tij, nëse do të shitej me të gjitha opsionet që ka, “Skënderbeg 40” do të kushtonte rreth 300 mijë euro.

“Kështu, siç është, me këto opsione që ka, nëse do ta shesësh këtë skaf, kushton 300 mijë euro. Ka pasur shumë shpenzime për ta realizuar këtë skaf”, shprehet ai.

Orman Vora tregon se pas këtij projekti qëndron një punë e detajuar, ku çdo material dhe çdo pjesë e skafit është përzgjedhur dhe realizuar me kujdes. Skafi është projektuar për të mbajtur nga 18 deri në 25 persona. Ai ka ambient dhome, tualet, ambiente gatimi, frigorifer dhe dushe, duke ofruar të gjitha opsionet e një shtëpie të vogël.

“Ky skaf është i ndërtuar nga rezina, nga tubolare, nga instrumente inoksi, nga tapiceria. Çdo gjë është bërë nga kantieri këtu në Shqipëri”, shpjegon Vora.

Objektivi i ekipit është që skafi të shitet dhe të ketë kërkesa edhe në vendet e Europës. Sipas Vorës, “Skënderbeg 40” ka standardet CE, duke mundësuar lundrimin drejt vendeve europiane.

Vora tregon se në fillim kishte edhe skeptikë që nuk besonin se një projekt i tillë mund të realizohej në Shqipëri.

“Kishte skeptikë, më thoshin: ‘S’i bëjnë shqiptarët’, dhe s’kanë besuar deri ditën që është hedhur në det”, tregon ai.

“Skënderbeg 40” është hedhur në det për herë të parë më 25-26 korrik.

Që prej atëherë, skafi është parë dhe provuar nga persona të ndryshëm, ndërsa inxhinieri që ka marrë pjesë në prodhimin e tij shprehet krenar për këtë projekt të realizuar në Shqipëri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.