Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në QSUT ra me 45% me 2024

P
Piranjat19 November 2025, 07:51 · 3 min lexim
Të sëmurët me tumor ikin jashtë, numri i diagnozave në

Sëmundjet tumorale po avancojnë në popullsinë shqiptare me shpejt se aftësia e shtetit për të përballuar me medikamente trajtimin e tyre.

Për rrjedhojë një pjesë e mirë e pacientëve detyrohen të largohen jashtë vendit për trajtim duke u përballuar me sfida të shumëfishta që përfshijnë së pari kosto të larta financiare.

“Duke u nisur se në vendin tonë nuk disponojmë Actinomycin D dhe jemi përpara një forme agresive, mendojmë që fëmija të trajtohet jashtë vendit”. Kjo ishte deklarata e një familjeje me fëmijë me tumor që Kontrolli i Lartë i Shtetit e gjeti në një kontroll që ushtroi në QSUT  mbi efektivitetin e barnave kundër neoplazmave.

Megjithëse pacientit ju sigurua cikli i parë i trajtimit, nuk është vijuar më me hapat e tjerë në Komisionin Ndërspitalor, pasi ka ikur për trajtim jashtë vendit.

Ndërmjet 2020 dhe 2024 rreth 12 pacientë me tumor që kishin nevojë të trajtoheshin me “Actinomycin D” 8 prej tyre janë dërguar për mjekim jashtë vendit.

Teksa përhapja e sëmundjeve tumorale po vjen në rritje nga viti në vit, numri i diagnozave në Qendrën Spitalorë “Nënë Tereza” po vijnë në ulje.

Sipas KLSH vitin e kaluar në QSUT u vunë 2024 diagnoza për sëmundjet tumoralë ose 45 % për qind më pak se në vitin 2023.

Nga ana tjetër vitin e kaluar 3374 persona humbën jetën nga këto sëmundje ose 1 për qind më shumë se në vitin 2023.

Një numër i madh personash më sëmundje tumoralë vendosin të kurohen jashtë vendit për arsye të pasigurisë dhe mungesës së medikamenteve.

Sipas KLSH rezulton se nga 253 barna anti-tumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 46% nuk janë importuar në asnjë moment gjatë periudhës së auditimit, çka tregon për mungesë të mekanizmave efektivë që lidhin autorizimin me furnizimin real në treg.

Gjithashtu, konstatohet një nivel i ulët i kontrollit laboratorik mbi cilësinë e barnave antitumorale.

Sipas KLSH-së rezulton se nuk janë ezauruar në mënyrë shteruese të gjithë mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes institucionale nga të gjithë subjektet nën auditim, duke ndikuar negativisht në mirë -menaxhimin e proceseve të të gjithë zinxhirit të disponibilitetit të barnave.

Në këtë kontekst problematikat burojnë nga një sërë faktorësh të ndërthurur si nën-financimi buxhetor, mangësitë në planifikimin e bazuar në nevoja reale nga Shërbimet, vonesat proceduriale, kombinuar me parregullsitë përgjatë procesit të administrimit të barnave, mbikëqyrjes së furnizimeve si dhe mungesës së monitorimit nga organet përgjegjëse duke rezultuar në mangësi sistemike në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për target-grupin e pacientëve me sëmundje tumorale./ Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.