Të shtëna me armë në Kurbin, plagoset 22-vjeçari/ I riu i nënshtrohet operacionit, vëllai i tij: S’e di si ka ndodhur

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, Veron Pasha është qëlluar në kofshë dhe është transportuar fillimisht drejt spitalit nga vëllai i tij, për t’u dërguar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Për shkak se ndodhet në sallën e operacionit, 22-vjeçari nuk ka mundur të japë ende dëshminë e tij për rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, vëllai i tij është shprehur se nuk ka dijeni se çfarë ka ndodhur dhe si ka mbetur i plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe sqarimin e motiveve të plagosjes, të cilat mbeten ende të paqarta.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tragjedia në Roskovec/ Xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Shembet një masiv shkëmbor në aksin Burrel-Klos, vështirësi në qarkullim

Dita e 56-të e protestës/ Qytetari: Besa është e popullit dhe jo e atyre që e tradhtuan

“Besa nuk është për ty o mashtrues"/ Emigranti: Jep dorëheqjen si e vetmja rrugë e zgjidhje për popullin

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti: Të hënën që në mëngjes do jemi para Parlamentit

"Protesta i takon rinisë"/ I moshuari: Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë, duke nisur nga shkelja e të drejtave ndërkombëtare

Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur





