Të shtëna me armë, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia në Dibër pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të kanosur disa persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 korrikut në bulevardin “Elez Isufi”.
Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi F. I., banues në fshatin Pollozhan, ndërsa një 19-vjeçar është proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Sipas hetimeve paraprake, 38-vjeçari, në bashkëpunim me 19-vjeçarin, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri ndaj disa shtetasve, me qëllim kanosjen e tyre.
Ndërkohë, për 8 persona të tjerë ka nisur procedimi penal për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se kishin dijeni për ngjarjen, por nuk e kanë denoncuar atë në polici.
Gjithashtu, një 44-vjeçar është proceduar për veprime që dyshohet se kanë penguar zbulimin e së vërtetës.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Denoncimi i qytetarit: Përsëri digjen mbetjet në landfillin e Fushë-Krujës, kamionët vazhdojnë të shkarkojnë plehrat!

Pogradec/ Kishte pikasur defektin dje dhe u kthye për ta rregulluar, detaje nga vdekja e elektricistit

Dy zjarre alarmojnë Vlorën, zjarrfikësit ndërhyjnë njëkohësisht në dy zona të qytetit

Elektriçisti ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në punë

Abuzimet me çmimet/ Qendra për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre alarmin për rritjen e pajustifikuar të tarifave





