Të shtëna me armë nga kantieri i Ulajt në Rrjoll për të trembur banorët
Një episod alarmant është regjistruar sot në Rrjoll, zonë që prej kohësh është kthyer në vijën e parë të përplasjes mes banorëve dhe interesave të biznesit për ndërtim në tokat e tyre, ku përmendet emri i Bashkim Ulajt.
Sipas banorëve, ndërsa ata vijojnë protestën në mënyrë paqësore në pjesën e sipërme të zonës, nga drejtimi i kantierit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Ata e konsiderojnë këtë si një përpjekje të hapur për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar të tërhiqen nga kundërshtimi i tyre, duke e cilësuar situatën si një përshkallëzim të rrezikshëm të presionit ndaj komunitetit.
Ajo që e bën edhe më të rëndë situatën është roli i policisë. Edhe pse e pranishme në vendngjarje dhe në dijeni të të shtënave, policia është mjaftuar me konstatimin se bëhej fjalë për qitje arme, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete se kush qëndron pas këtij akti. Në vend të hetimit dhe garantimit të sigurisë, sipas banorëve, forcat e rendit janë përfshirë në përplasje me vetë protestuesit, duke krijuar përshtypjen e njëanshmërisë dhe duke shtuar tensionin në terren.
Banorët e Rrjollit shprehen se ndihen të pambrojtur dhe të përballur jo vetëm me humbjen e pronës, por edhe me një klimë frikësimi që, sipas tyre, po normalizohet. Megjithatë, ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen, duke paralajmëruar se rezistenca e tyre do të vazhdojë pavarësisht çdo presioni.
Ndërkohë, redaksia e JOQ Albania i bën thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje dhe të sqarojë rrethanat e plota të incidentit, në vend që fokusi të mbetet tek shoqërimi i banorëve në komisariat.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri te kompleksi “Arlis”, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Fran Marashi u transferua sot, kush është i dënuari përjetë për Masakrën e Urës Vajgurore

Nuk ndalet betonizimi! Golemizohet Himara, Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Çadër në shesh? Berisha: Do bëjmë gjithçka për tu bashkuar me forcat e tjera opozitare, është koha të veprojmë

Doza kokaine në burgun e Peqinit, transferohen dy të burgosur të përjetshëm

Lihen në burg tre të akuzuarit për vdekjen e shqiptares në Greqi! Peshëngritësi pranon se i dha drogë 19-vjeçares

Kapet me 110 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali! Dozat shiteshin nga 40 deri në 50 euro

FOTO/ Bie zjarr në një banesë në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit





