Të shtëna në një festë luksoze në jaht, dhjetëra policë zbarkojnë në Dhërmi

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në Dhërmi, duke alarmuar pushuesit dhe banorët e zonës. Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30, në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë një feste të zhvilluar në ambientet e një jahti. Nuk ka ende të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për motivin e ngjarjes.
Pas njoftimit për të shtënat, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
Policia po merr deklarime dhe po kryen kontrolle për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa hetimet vijojnë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lufta me flakët, shqiptarët në Greqi rrëfejnë tmerrin: Pamë njerëz të djegur

Pushimet kthehen në tragjedi, 49-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Pishporos

Viola Haxhiademi e KESH i jep pa garë 5.4 milionë euro Petroliferës për lëndën djegëse për “Tigrat” në Vlorë?!

Nis gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, KLP verifikon 4 kandidaturat

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagoset 1 person

Përdorimi i telefonit në timon "fundos" shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës

Ia dha Jet Ski-n me qira një 12-vjeçari, gjobitet pronari i mjetit lundrues në Dhërmi

EMRI/ Gjendet trupi i minatorit 40-vjeçar që u aksidentua në minierë





