Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit
AKTUALITET

Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, momenti kur katër biznesmenët që ndodheshin në bord zbresin nga mjeti lundrues

P
Piranjat 3 August 2026, 09:14 · 2 min lexim
Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, momenti kur

Janë publikuar pamjet nga momenti kur personat që ndodheshin në jahtin ku u qëllua me armë zjarri në zonën e palasës zbresin nga mjeti lundrues. Siç shihet edhe në pamje, njëri prej tyre është i lagur dhe po fshihet me peshqir, pasi ishte hedhur në det për t'i shpëtuar policisë, ndërsa dy të tjerët kanë tentuar të largohen me gomone. Personi që ishte hedhur në det është kapur nga policia, ndërkohë dy të tjerët me gomone, pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit.

Më pas autoritetet kanë ndaluar mjetin lundrues dhe kanë shoqëruar katër personat që ishin në bord. Mes personave të shoqëruar është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe pronar i kompanisë "Globus Travel", si edhe Astrit Meta, shtetas shqiptaro-amerikan.

Jahti fillimisht kishte marrë drejtimin për në Greqi, por më pas ndryshoi kurs. Në përpjekje për t'i ikur autoriteteve, jahti ka fikur dritat dhe ka vijuar lëvizjen në det, por pas dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm.

Mjeti lundrues iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga forca të shumta policie, por ende nuk është bërë e ditur se çfarë është gjetur në bord. Megjithatë ende nuk dihen motivet e të shtënave dhe as kush ka qëlluar me armë, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.