Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
AKTUALITET

Të shtënat me armë zjarri në Palasë/ Policia dy orë operacion në det për ndalimin e mjetit, shoqërohen personat që ishin në bord

P
Piranjat 3 August 2026, 07:39 · 2 min lexim
Të shtënat me armë zjarri në Palasë/ Policia dy

Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në zonën e Palasës, ku u qëllua nga një jaht. Mësohet se pas një operacioni që zgjati rreth dy orë, autoritetet kanë ndaluar mjetin lundrues dhe kanë shoqëruar personat që ishin në bord. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, kur pushues që ndodheshin në zonë njoftuan policinë se nga një jaht ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë ngritur me urgjencë në këmbë dhe i janë vënë në ndjekje mjetit lundrues në hapësirën detare.


Gjatë ndjekjes, dy nga personat që ndodheshin në bordin e jahtit, kanë tentuar të afroheshin në breg me gomone për t'i ikur policisë, por pasi kanë parë praninë e efektivëve në tokë, janë kthyer sërish drejt jahtit.

Në përpjekje për t'i ikur autoriteteve, jahti ka fikur dritat dhe ka vijoi lëvizjen në det, por pas  dy orësh ndjekjeje, mjeti u ndalua dhe u dërgua në Portopalermo për kontroll të imtësishëm. Po ashtu, në jaht pritet të kryhen kontrolle për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.