Të shtunën protestë kombëtare, paralajmëron aktivisti: Nesër do të kemi dasmë të madhe në këtë shesh!

Protesta para godinës së Kryeministrisë vijoi edhe këtë të premte me fjalime dhe thirrje nga organizatorët, të cilët u bënë apel qytetarëve të marrin pjesë në protestën kombëtare të paralajmëruar për ditën e nesërme në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, aktivisti Edison Lika deklaroi se në protestë pritet të marrin pjesë shqiptarë nga diaspora, si edhe qytetarë nga të gjitha trevat e vendit.
“Shqiptarët po i kërcënojnë përmes gazit lotsjellës dhe mbylljes së kufijve, sepse e dinë se nesër do të jemi shumë. Shqiptarët janë nisur nga shtete të ndryshme të të gjithë botës, do të nisen edhe nga qytete të Shqipërisë dhe të gjithë bashkë nesër kemi një dasmë të madhe në këtë shesh”, tha ai.
Sipas organizatorëve, protesta e së shtunës pritet të jetë një tubim kombëtar me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë që do të udhëtojnë drejt kryeqytetit si nga rrethet, ashtu edhe nga diaspora.
Tubimi para Kryeministrisë vijon, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet për mobilizim në protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Ramën do ta bëjmë nuse", qytetari bën “varëse” me bombat e gazit lotsjellës: Do t'ia varim në qafë kryeministrit

Protestuesit kërkojnë hetim për policinë: Dhuna nuk mund të përdoret si mjet frikësimi

Qytetarët mbërrijnë para Kryeministrisë, thirrje Ramës: Liro protestuesit e arrestuar

Makthi i çdo fundjave, trafiku paralizon sërish aksin Tiranë-Elbasan

"Rama jepe dorëheqjen"/ Shqiptarët 34 ditë protestë kundër qeverisë, nis marshimi drejt Kryeministrisë

'Flluska e ndërtimit po shfryhet'/ Hoxhaj: Çmimet e apartamenteve kanë nisur të bien nga frika e hetimeve të SPAK

Sot dita e 34 e revoltës për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i protestuesve

Vangjel Tavo del në përgjimet e dosjes Aruba, trafikantët plan për të rrëmbyer Gjirin e Gramës





