AKTUALITET

Telashe për mafien One Albania, aksionet e 4iG në pikiatë/ Magyar paralajmëron sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

Piranjat Përditësimi i fundit 24 April 2026, 17:26

Telashe për mafien One Albania, aksionet e 4iG në pikiatë/ Magyar

Aksionet e kompanisë hungareze 4iG kanë shënuar një rënie të fortë gjatë javëve të fundit, duke humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre në harkun e një muaji. Lëvizja pasqyron reagimin e tregut ndaj ndryshimeve politike dhe rrezikut për hetime të mundshme ndaj kompanisë të lidhur me Viktor Orban.

Kompania 4iG zotëron kompaninë e telefonisë celulare në Shqipëri, One Telecommunications. 4iG e konsideruar si një biznes vasal i kryeministrit të larguar Orban mund të përballet me telashe ligjore. Sipas të dhënave nga bursa hungareze, çmimi i aksioneve zbriti në 2340 forint në mbylljen e seancës së fundit, nga 3400 forint që ishte një muaj më parë. Rënia ka ndjekur një trajektore të vazhdueshme dhe është përshpejtuar në periudhën kur sondazhet sinjalizonin dobësim të mbështetjes për ish-kryeministrin Viktor Orban.

Pas konfirmimit të ndryshimeve politike, investitorët kanë rritur shitjet, duke shtuar presionin mbi vlerën e aksioneve. Shqetësimi lidhet me mundësinë që 4iG të përfshihet në hetime penale për lidhje të dyshuara me qeverinë e mëparshme.

Telashe për mafien One Albania, aksionet e 4iG në pikiatë/ Magyar

Rrjeti i kompanive të lidhura me NER

4iG përfshihet në një grup kompanish të mëdha hungareze që konsiderohen pjesë e rrjetit të njohur si NER. Ky rrjet përfshin struktura publike dhe biznese private që kanë funksionuar në lidhje të ngushtë me pushtetin. Në këtë kategori përfshihen edhe kompani të lidhura me biznesmenin Lőrinc Mészáros.

Kryeministri i zgjedhur Magyar ka deklaruar se qeveria e re do të krijojë një strukturë të posaçme për të hetuar dhe konfiskuar pasuritë e këtyre subjekteve. Këto paralajmërime kanë ndikuar drejtpërdrejt në pritshmëritë e tregut dhe në sjelljen e investitorëve. Si pasojë, aksionet e 4iG kanë vijuar rënien dhe, krahasuar me nivelin maksimal të arritur në fund të vitit të kaluar, vlera e tyre është më shumë se përgjysmuar.

4iG zotëron operatorin celular One Telecommunications në Shqipëri. Aktiviteti i kësaj kompanie është përmendur në disa raste në lidhje me çështje financiare dhe marrëdhënie me politikën, të trajtuara në dosje hetimore nga SPAK.

Deri tani, One nuk është përballur me masa ndëshkuese apo procedura penale. Megjithatë, zhvillimet që prekin kompaninë mëmë në Hungari mund të reflektohen edhe në operacionet e saj në Shqipëri, sidomos në aspektin financiar dhe në perceptimin e tregut. Një element tjetër lidhet me mundësinë që autoritetet hungareze të verifikojnë burimin e fondeve të përdorura për blerjen e One.

Një proces i tillë mund të hapë skenarë të rinj për të ardhmen e kompanisë në tregun shqiptar.

Ecuria e mëtejshme mbetet e lidhur me vendimet që do të marrë qeveria e re dhe me hapat konkretë në drejtim të hetimeve të paralajmëruara. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?