Telashe për ‘One Albania’! Aksionet e 4iG në pikëpyetje, frikë për sekuestrimin e kompanive të lidhura me Orban

Aksionet e kompanisë 4iG kanë humbur mbi 32 për qind të vlerës së tyre brenda një muaji të vetëm, teksa kompania e konsideruar si një biznes i kryeministrit të larguar Viktor Orban mund të përballet me telashe ligjore. Sipas të dhënave nga bursa hungareze, çmimi i aksioneve të 4iG ra në 2340 forint në mbylljen e bursës të hënë, nga 3400 që ishte një muaj më parë. Kompania ka kohë që humbet vlerë me shpejtësi, teksa sondazhet tregonin një humbje të mundshme të Orban.
Pas verifikimit të kësaj situate aksionet kanë vazhduar rënien për shkak të frikës se kompania mund të jetë subjekt i hetimeve penale për lidhjet korruptive me qeverinë e mëparshme.
Në fakt, ashtu si 4iG janë dhe disa kompani të tjera të mëdha hungareze, të cilat janë klasifikuar nga kryeministri i zgjedhur Magyar si grupi NER, një rrjet institucionesh dhe kompanish private, të cilat përbënin kollonën e sistemit korruptiv të ngritur në Hungari, ku përfshihen edhe kompanitë e oligarkut Lőrinc Mészáros.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqipëria bllokohet për shkak të Ramës/ BE ngre grupin e punës për anëtarësimin e Malit të Zi

EMRI/ Aksioni i SPAK për goditjen e Call Center-ave, identifikohet polici i shoqëruar

Sherri me thika në Vlorë/ Prokuroria nis hetimet për 9 persona, mes tyre edhe disa të mitur

Tragjedi në Shkodër, e reja ndërron jetë pak ditë pasi solli në jetë binjaket

Zjarri në landfillin e Bushatit ende aktiv, banorët: S’hapim dritaret, nuk marrim dot frymë. Po na shpiken sëmundjet!

Tropoja 600 MW: Investimi që fsheh rrjetin sekret të Mercuria dhe aleatëve ndërkombëtarë

Pranvera rrit rastet e alergjive në Elbasan, mjekët apelojnë për kujdes

Zjarri në landfillin e Bushatit ende aktiv, banorët: S’hapim dritaret, nuk marrim dot frymë. Po na shpiken sëmundjet!





