Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në lokal. A do i bindet Hajrullës drejtori i Vlorës?

P
Piranjat 8 August 2026, 16:15 · 4 min lexim
Telefonata e “sakatit” pas kontrollit të policisë në

Një kontroll rutinë i Policisë së Vlorës për shkak të muzikës së lartë në një lokal në zonën e “Ujit të Ftohtë” ka përfunduar me sekuestrimin e një arme zjarri, lëndëve të dyshuara narkotike dhe shumave të parave.

Në aksion mësohet se është përfshirë edhe një prej emrave të njohur të botës së krimit në Vlorë, Inez Hajrulla, i njohur me nofkën “Sakati”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:20 të 1 gushtit, kur efektivët shkuan për të kontrolluar një subjekt pas raportimeve për muzikë me volum të lartë. Sipas burimeve të “Ora News”, gjatë kontrollit në lokal, një person i prezantuar si menaxher i subjektit u ka zgjatur efektivëve telefonin e tij, ku po zhvillohej një videotelefonatë në WhatsApp me Inez Hajrullën.

Përmes telefonit, Hajrulla dyshohet se u ka kërkuar efektivëve të largoheshin dhe të mos vijonin kontrollin në subjekt. Por situata ndryshoi pak çaste më vonë.

Sipas të njëjtave burime, në momentin kur personi vendosi telefonin në një çantë të tipit “marsup”, efektivët konstatuan praninë e një arme zjarri. Policia ndërhyri dhe kontrolloi çantën, ku gjeti dhe sekuestroi një armë, lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe Cannabis Sattiva, shuma parash në valuta të ndryshme, një telefon celular dhe çelësat e një automjeti Volksëagen.

Personi, i identifikuar me inicialet E.O., banues në Vlorë, u neutralizua dhe u shoqërua në komisariat. Kontrolli vijoi edhe në automjetin e tij, një Volksëagen Golf, ku u gjet dhe u sekuestrua një tjetër sasi e dyshuar Cannabis Sattiva, e mbështjellë me letër alumini.

Kush është Inez Hajrulla?

Inez Hajrulla, i njohur në Vlorë me nofkën “Sakati”, është një emër i njohur prej vitesh në kronikën e zezë të qytetit. Ai ka qenë objekt i disa atentateve, ndërsa një sulm me eksploziv në vitin 2017 i shkaktoi dëmtime të rënda dhe humbjen e të dyja këmbëve.

Në maj të vitit 2019, Hajrulla ishte sërish objektiv i një atentati në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ku ndaj lokalit ku ndodhej u qëllua me armë zjarri. Ai i mbijetoi sulmit, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër.

Emri i tij është përmendur edhe në hetime të tjera për ngjarje kriminale në Vlorë. Në vitin 2023, autoritetet arrestuan një person të armatosur, i cili dyshohej se po përgatiste një atentat ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodashajt.

Në vitin 2018, Hajrulla ishte dënuar me shërbim prove për veprat penale të “mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Rasti i fundit ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si një person i kërkuar nga drejtësia mund të ndërhyjë përmes një telefonate gjatë një kontrolli policor. Hetimet pritet të zbardhin nëse telefonata ka pasur qëllim konkret për pengimin e kontrollit dhe nëse personat e përfshirë kanë vepruar sipas udhëzimeve të Hajrullës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.