Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

'Televizionet kontrollonin narrativën’/ Cukali: Gazetaria qytetare ia nxori Ramës pushtetin jashtë kontrolli

P
Piranjat30 July 2026, 11:21 · 6 min lexim
'Televizionet kontrollonin narrativën’/ Cukali: Gazetaria

Kryetari i Këshillit të Medias, Koloreto Cukali, deklaroi në emisionin "Kafe Shqeto" me Flavio Qarri në Syri TV se peizazhi i informacionit në Shqipëri ka ndryshuar rrënjësisht, duke i hequr politikës mundësinë për të kontrolluar narrativën përmes mediave tradicionale.

Sipas Cukalit, rritja e burimeve alternative të informacionit dhe e gazetarëve qytetarë ka thyer monopolin e televizioneve mbi lajmin, ndërsa kritikoi ashpër mënyrën se si, sipas tij, propaganda dhe interesat e biznesit kanë ndikuar në informimin e publikut ndër vite.

Cukali: Jo, unë doja të kap një aspekt. Të gjitha gjërat që u thanë janë shumë të sakta. Unë doja të kapja një aspekt tjetër. Këtu ndodh një fenomen që është, në perëndim ka ndodhur tashmë, po tek ne është i vonuar, që janë burimet alternative të informacionit. Pra ne deri tani kishim pasur dy burime informacioni, që është një, është media tradicionale, ajo që ju i quani mediat e radhës. Tjetra janë mediat e reja digjitale, të cilat, për fat të keq të thonit, funksionojnë si zgjatime të televizioneve. Pra, ju e dini që gazetarët në shumë portale ulen dhe zbardhin intervista, biseda, apo çfarë shohin në televizor... në televizorin e tyre që kanë përpara skrivanisë. Dhe nuk kishte ndodhur fenomeni i burimit të tretë, që është gazetaria, po themi qytetare, ju mund t'i quani influencer. Pra njerëz që janë jashtë, jashtë establishmentit.

Dhe deri dje ishte e kontrolluar, ajo narrativë për të cilën po flitet. Pra e vërteta e kryeministrit, ishte kontrolluar shumë lehtë. Ti kontrollon burimin kryesor të informacionit në këtë vend, që janë televizionet. Sepse portali me 60 që punojnë, apo me katër, apo dhe me tre, apo dhe me dy ka portale që punojnë, mbahen vetëm me dy vetë, nuk ka mundësi të dërgojë njerëz në terren për të verifikuar. Njerëzit i dërgoni ju. Pra i dërgon një televizion që ka gazetarë në terren. Pra ajo e vërtetë që këta gazetarët e televizioneve sjellin, ishte e vërteta që përhapej dhe ishte lehtësisht e kontrollueshme.

Pjesa tjetër, që ishte pjesa e patinazhit online, kontrollohej përmes... sepse zotëria kalëronte algoritmin. Sigurisht duke pasur resurse më të mëdhaja se çdo lloj partie opozitare apo shoqërie civile. Sepse ne e dimë tashmë, madje ka pasur dhe investigime dhe verifikime, që administrata publike përdorej për të çuar këtë algoritmin në kanalin ku donin ata. Pra ti fusje me qindra njerëz që të bënin like, që të bënin share, dhe algoritmi, kur sheh që një lajm po bëhet like dhe po bëhet share, e merr dhe, si të thuash, ai është kanali kryesor i informacionit. Pra edhe kjo kontrollohej.

Por nuk e prisnin që të lindte dhe ky fenomeni tjetër, i këtyre njerëzve që informojnë... që kanë bazë mbështetësish, të cilët informojnë. Pra këta influencers, të cilët kryeministri nuk dinte si t'ia dilte më dhe që i dolën kundër, dhe do të bënte atë palaçollëkun që nuk i shkonte një kryeministri. Janë, në vendet e Europës edhe të Amerikës Veriore, këta janë njerëz shumë të rëndësishëm, të cilët informojnë publikun, shumica e rasteve janë edhe të profilizuar si gazetarë. Pra njerëz të cilët realisht informojnë publikun mbi ngjarje reale, konkrete.

Por këtu, duke pasur monopolin e televizioneve, ata kishin menduar që shqiptarit mjafton t'i japësh botox dhe propagandë. Pra botox për argëtim dhe propagandë për informacion. Dhe shqiptari do rrijë në shtëpi, do rrijë në divan edhe kaq, me këto të dyja do të ushqehet. Pra argëtimin e lirë, me botox, se nuk di çfarë emri t'i vë pjesës së argëtimit në televizionet shqiptare, dhe informacionin i cili është në mënyrë strikte i kontrolluar. I kontrolluar nga interesat e biznesit, të pastra, pra nga konflikti i interesit.

Tani kjo gjë atij i doli jashtë kontrollit. I doli jashtë rrotullës sepse është zhvillimi i tillë i informacionit në botë që nuk mund të rrihet më me këto formula, janë të vjetra si formula. Kështu që, për shembull, dhe kryeministri nuk di... po përpëlitet dhe nuk di çfarë të prodhojë. Dezinformimi për shembull... u ngrit ai komisioni i dezinformimit... jo komisioni ishte, po tentohet të riaktivizohet komisioni i dezinformimit e të tjera e të tjera. Dhe bëhet fjalë për njerëz që s'e kanë idenë se çfarë është dezinformimi. Dhe unë pyes, kush dezinformimi këtu? Domethënë, çfarë dezinformimi ka pasur Shqipëria?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.