AKTUALITET

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa paguhen mesatarisht gazetarët e TV

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Gusht 2026, 07:29

Televizionet që kanë fondet më të larta të pagave, sa

Më se një dekadë më parë, puna në televizion ishte ndër më të paguarat, duke konkurruar dhe me bankat, sidomos për drejtuesit.

Bankat u zgjeruan me shpejtësi, ndërsa televizionet u përballën me rritje të ulët të të ardhurave për shkak të tregut të vogël të reklamave, madje TV e lajmeve janë në përgjithësi me humbje.

Kjo bëri që diferenca në paga të thellohej. Vitet e fundit, televizionet nuk po hapin më as vene të reja pune, që dikur ishte një nga faktorët kryesor që nxiti rritjen e pagave për shkak të kalimit të punonjësve nga një redaksi në tjetrën dhe hapjes së televizioneve të reja.

Por, cilat janë televizionet që kanë buxhetet më të mëdha për pagat e punonjësve të tyre. “Monitor” ka bërë një vlerësim, nisur nga buxhetet për paga e sigurime shoqërore, që televizionet kryesore kanë raportuar në bilancin e vitit 2025 dhe numrin e punonjësve.

Televizioni me buxhetin më të madh për pagat është “Top Channel”, me 824 milionë lekë, (gati 8.5 milionë euro), me rritje 2.3% me bazë vjetore. Televizioni kishte 447 punonjës në 2025-n, nga 465 në 2024-n, sipas të dhënave në raportet vjetore.

Paga mesatare mujore bruto për punonjës rezulton gati 154 mijë lekë, që është në këto nivele kryesisht për pagat e larta të niveleve drejtuese.

Top Channel i raporton fondet e pagave dhe sipas niveleve drejtuese. Për 52 drejtuesit e lartë, shpenzimet totale për paga dhe sigurime arritën në rreth 339.2 milionë lekë në vitin 2025. Kjo përkthehet në një pagë mesatare mujore bruto prej rreth 544 mijë lekësh për person.

Për 106 drejtuesit e nivelit të mesëm, fondi total i pagave dhe sigurimeve ishte rreth 200.3 milionë lekë, ose një mesatare mujore prej rreth 157 mijë lekësh për punonjës.

Për 275 punonjësit e kategorisë “staf tjetër”, shpenzimet për paga dhe sigurime arritën në rreth 282.4 milionë lekë, duke rezultuar në një mesatare mujore prej rreth 86 mijë lekësh për punonjës.

Top Channel ishte në 2025-n, televizioni i dytë më i madh në vend, me të ardhura prej 1.95 miliardë lekë dhe fitimet para taksave 242 milionë lekë.

Televizioni i dytë me fondin më të larta për pagat është “TV Klan”, me një buxhet  prej 660 milionë lekësh, ose gati 7 milionë euro, me rritje 7.5% me bazë vjetore.

Paga mesatare mujore bruto rezulton 131 mijë lekë për punonjës. Tv Klan ka një veçori, pasi emisione kryesore si “Opinion” apo e “Diela Shqiptare” funksionojnë si bërthama me NIPT më vete, ndaj pagat e drejtuesve të lartë nuk përfshihen në fondin e pagave të televizionit.

“TV Klan” është më i madhi në vend për të ardhurat, që arritën në 2.3 miliardë lekë në 2025-n, me rritje 3.2% me bazë vjetore dhe fitime 484 milionë lekë.

“News 24” kishte një buxhet pagash prej 267 milionë lekë, ndërsa raporton 170 të punësuar. Paga mesatare bruto për të punësuar rezulton rreth 130 mijë lekë.

Ky televizion është i vetmi që raporton dhe shpenzime për pensionet. “News 24” ka raportuar rritje të të ardhurave me 6%, në 274 milionë lekë në 2025-n. Televizioni i lajmeve ka deklaruar humbje prej 114 milionë lekësh.

“Vizion Plus” është televizioni me buxhetin e katërt më të madh për paga, në nivelin e 251 milionë lekëve, me rritje 12% me bazë vjetore. Televizioni raportoi 190 të punësuar në 2025-n, nga 187 vitin e mëparshëm.

Paga mesatare mujore bruto për të punësuar është 106 mijë lekë. “Media Vizion” (Vizion Plus)  raportoi të ardhura prej 655 milionë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm, dhe fitime minimale prej 25 milionë lekësh.

“ABC News” kishte fond pagash prej 187 milionë lekësh në 2025-n, me një rënie prej gati 23%. Kompania nuk e ka të deklaruar në bilanc numrin e punonjësve.  “ABC News” raportoi rritje të ardhurash me 29%, në 376 milionë lekë, në 2025-n dhe deklaroi për herë të parë një fitim prej 85 milionë lekësh.

“Report TV” kishte një buxhet për pagat prej 193 milionë lekësh në 2025-n, me rritje 8%. Operatori kishte 145 të punësuar, që do të thotë një pagë mesatare mujore bruto prej 111 mijë lekësh. “Report TV” (MTSC) deklaroi të ardhura prej 309 milionë lekë, me rritje 6%. Televizioni raportoi humbje prej 18 milionë lekësh.

“Euronews” deklaroi fond pagash prej 193 milionë lekë, me tkurrje prej 11.5% me bazë vjetore. Nuk ka të dhëna për numrin e punonjësve. “EuroNews” ka deklaruar të ardhura prej 185 milionë lekë, ndërsa vijon të jetë me humbje (109 milionë lekë).

“MCN TV” kishte një fond pagash prej 101 milionë lekësh, me rritje 18% me bazë vjetore. Nuk deklarohet numri i punonjësve. Qarkullimi vjetor në 2025-n ishte 72 milionë lekë, me tkurrje prej rreth 33%, ndërsa vijon të deklarojë humbje, që arritën në 49 milionë lekë./ Monitor 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...