Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Temperaturat e larta, burrat lejohen të shkojnë në punë me të shkurtra: Vendimi kundërshtohet nga vajzat dhe gratë

P
Piranjat23 July 2026, 17:59 · 2 min lexim
Temperaturat e larta, burrat lejohen të shkojnë në punë me

Me rritjen e temperaturave gjatë kësaj vere, gjithnjë e më shumë burra në Japoni po shkojnë në punë me pantallona të shkurtra, pas një nisme të autoriteteve të Tokios për të lehtësuar përballimin e vapës. Qeveria e Tokios po i inkurajon punonjësit të heqin dorë nga kostumet dhe kravatat tradicionale, duke zgjedhur veshje më të rehatshme si bluza, atlete dhe pantallona të shkurtra, raporton BBC.

Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike, e prezantoi në muajin prill nismën “Tokyo Cool Biz”, duke zgjeruar fushatën e njohur për kursimin e energjisë dhe përshtatjen me temperaturat e larta, e cila tashmë është bërë traditë verore në Japoni. Megjithatë, gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të rekomandimit, politika e re ka nxitur reagime të ndryshme.

Disa punonjës e mirëpresin ndryshimin, duke thënë se ndihen më rehat në vendin e punës, ndërsa të tjerë e konsiderojnë të padrejtë ndaj grave, pasi ato ende pritet të mbajnë geta kur ekspozojnë një pjesë të këmbëve.

Madje, disa gra kanë përdorur termin “sunehara”, për të përshkruar sikletin që ndjejnë kur shohin këmbët e kolegëve meshkuj.

Një anketë e realizuar në qershor nga “Gorilla Clinic” tregoi se 53.5 përqind e të anketuarve ishin kundër veshjes së pantallonave të shkurtra në punë gjatë verës, ndërsa 46.5 përqind e mbështesnin rekomandimin.

Drejtori i “Gorilla Clinic”, bëri me dije se ka vërejtur rritje të numrit të burrave që kërkojnë heqje me laser të qimeve në këmbë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.