AKTUALITET

Temperaturat e larta ‘mbingarkojnë’ Detin Mesdhe/ Ekspertët: Shtatori sjell reshje e përmbytje për Europën

Piranjat Përditësimi i fundit 1 September 2026, 11:30

Temperaturat e larta ‘mbingarkojnë’ Detin Mesdhe/

Vera përvëluese në Europë do t’u lërë vendin reshjeve që mund të përshkallëzojnë deri në përmbytje në disa rajone, paralajmërojnë ekspertët e motit.

Të dhënat nga platforma globale e parashikimit të motit WFY24 tregojnë se java e parë e shtatorit do të vijojë e ngrohtë në të gjithë rajonin e Mesdheut, me temperatura maksimale ditore mesatare prej rreth 35°C në Romë, 34°C në Athinë dhe 33°C në Madrid.

Kjo është rreth 6–8°C mbi mesataren sezonale për fillimin e shtatorit, duke sugjeruar se verat ekstreme të Europës po zgjasin dhe po shtrihen më tej.

Ndërkohë, Europa Veriore po përjeton kushte shumë më “të freskëta dhe të paqëndrueshme”, me temperatura maksimale prej vetëm 21°C në Berlin dhe 20°C në Londër. Shirat e dendur dhe stuhitë kanë ndërprerë tashmë valën e të nxehtit dhe kanë lagur tokat e thara në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe Francës.

Mesdheu pritet të përjetojë rritjen më të madhe të reshjeve.

“Shtatori dhe tetori janë sezoni i përmbytjeve të menjëhershme në Mesdhe: deti është në temperaturën më të lartë vjetore pas tre muajsh ngrohjeje, ndërsa rrymat e para të ftohta mbërrijnë në lartësi”- thotë Ioanna Vergini, themeluese e WFY24.

Aktualisht vëmendja është te fenomeni El Niño, për të cilin ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë “më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë” këtë vit.

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se ky fenomen i motit vazhdon të “intensifikohet në mënyrë të qëndrueshme” dhe pritet të “dominojë modelet klimatike” gjatë dy muajve të ardhshëm.

El Niño rrit temperaturat globale duke krijuar kushtet për episode më të shpeshta të motit ekstrem. Megjithatë, këto efekte ndihen kryesisht në zonat tropikale.

Amerika e Jugut, jugu i SHBA-ve, Afrika Lindore dhe Azia Qendrore kanë përjetuar rritje të rrezikut nga përmbytjet gjatë episodeve të mëparshme El Niño, ndërsa rreziku nga thatësirat dhe zjarret rritet në pjesë të Australisë, në zonat veriore të Amerikës së Jugut dhe në disa vende aziatike, si Indonezia.

Pavarësisht raportimeve që lidhin verën përvëluese të Europës me El Niño-n e këtij viti, ekspertët kanë përsëritur se fajin kryesor e kanë ndryshimet klimatike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?