Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë...
AKTUALITET

Temperaturat ekstreme shtojnë pickimet nga insektet në Belsh, mjekët apelojnë për kujdes

P
Piranjat 2 August 2026, 11:52 · 2 min lexim
Temperaturat ekstreme shtojnë pickimet nga insektet në Belsh,

Në kulmin e sezonit të verës, temperaturat e larta po sjellin një tjetër problem shëndetësor në zonat rurale. Pickimet nga insektet kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjenca.

Vetëm në Urgjencën e Belshit raportohen nga 3 deri në 5 raste në ditë, ose deri në 35 pacientë në javë, ndërsa rastet që shfaqin komplikacione referohen për trajtim më të specializuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Mjekët bëjnë me dije se më të rrezikuarit janë personat që punojnë në bujqësi dhe që kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ambiente të hapura. Pickimet nga bletët, grerëzat dhe insekte të tjera përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve që paraqiten në urgjencë.

Specialistët u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë, të përdorin veshje mbrojtëse dhe të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore në rastet kur pickimet shoqërohen me ënjtje të fortë, vështirësi në frymëmarrje apo përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Me vijimin e temperaturave të larta, mjekët paralajmërojnë se rastet e pickimeve nga insektet dhe gjarpërinjtë mund të mbeten të shtuara edhe gjatë javëve në vijim, duke kërkuar kujdes të veçantë nga fermerët dhe banorët e zonave rurale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.