Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, dhjetëra institucione në skanerin e SPAK

P
Piranjat 6 April 2026, 20:03 · 2 min lexim
Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, dhjetëra institucione në

Rezulton se nga 2024 u vendosën në akuzë për shkelje të barazisë në tendera 148 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, drejtues institucionesh dhe departamentesh deri tek ish zv.kryeministrja.

Megjithëse për secilën nga dosjet e hapura për shkelje të barazisë në tendera vijojnë edhe hetimet pasurore, deri më tani vetëm në 3 raste rezultojnë të sekuestruara pasuri dhe llogari bankare kryesisht të shoqërive tregtare, të hapura për të realizuar punimet fiktive dhe transaksionet.

Duke ju përgjigjur interesimit rreth hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, Prokuroria e Posaçme deklaron se vetëm për 2025 iu dorëzuan gjykatës antikorrupsion pasi janë marrë të pandehur 53 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Këndvështrimi i SPAK për tenderat reflektohet në raportet e ndryshme ku citohet se korrupsioni zhvillohet në një terren kompleks përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. SPAK thotë në këto raportime se tenderat publikë përdoren si mjet për shpërndarjen e paligjshme të fondeve.

Kjo situatë ka sjellë ngërç në përfshirjen e anëtarëve të KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) në tendera për shkak të hetimeve që po kryhen.

Sipas SPAK shkelja e barazisë në tendera krijon avantazh artificial për subjekte të caktuara duke ndikuar negativisht në konkurrencën e ndershme dhe në cilësinë e projekteve publike. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.