Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Tenderat e ARRSH-së, fillon gjykimi në themel për dosjen ndaj Berberit dhe 21 të tjerëve

P
Piranjat 1 April 2026, 17:56 · 4 min lexim
Tenderat e ARRSH-së, fillon gjykimi në themel për dosjen ndaj

Pas shtyrjes së shtatë seancave, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 1 prill, çeljen e shqyrtimit gjyqësor për themelin e çështjes penale në ngarkim të Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Të mërkurën ishin të pranishme të gjitha palët. Të pandehurit që mungonin u përfaqësuan prej avokatëve të zgjedhur prej tyre. Për rreth një orë e gjysmë, prokurori i çështjes, Dritan Prençi lexoi në mënyrë të përmbledhur rrethanat e faktit, akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, si dhe argumentoi lidhjen mes tyre. Ai vërejti se u qëndron gjithë konstatimeve, vlerësimeve dhe parashtrimeve të kërkesës voluminoze për gjykim.

Sipas Prençit, nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Efiçencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedurë prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekësh.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begaj dhe përfitimet monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas Prençit, posedohet de facto prej tij. Po ashtu, u konstatuan edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie; në vitin 2019 e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Po ashtu, prokurori evidentoi se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.

Në këto procedura prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

Pasi Prençi lexoi parashtrimet, gjykata konstatoi se një prej të pandehurve, Valter Begaj, nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar e për rrjedhojë pyeti palët për mendimin e tyre lidhur me ndarjen e çështjes.

Prokurori Prençi u shpreh se nuk ka pengesë për ndarjen e çështjes për shumicën e të pandehurve, as për kërkesën e një të pandehuri për ndarjen e çështjes. Për të pandehurit Evis Berberi, Brunilda Buli dhe Ervis Lami, Prençi e la në çmim të gjykatës.

Shumica e avokatëve u shprehën se nuk janë kundër ndarjes, ndërsa vërejtën se u qëndrojnë kërkimeve të tyre për gjykimin e shkurtuar, në bazë të gjendjes aktuale të akteve. Gjykata vendosi ta shtyjë seancën e radhës për më datë 8 prill, në orën 14:30. /Birn/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.