AKTUALITET

Tenderat/ Raporti i KLSH-së rrëzon Ramën: Dobësi të vazhdueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 18:08
Tenderat/ Raporti i KLSH-së rrëzon Ramën: Dobësi të

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit rrëzon propagandën e kryeministrit Edi Rama për tenderat. Teksa shefi i qeverisë mashtron shqiptarët se ka pasur ecuri të jashtëzakonshme me tenderimet publike, në një kohë që ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është nën hetim për abuzim me 1 milion euro me tenderat, KLSH në raportin e vitit 2025 evidenton problematika të theksuara. Sipas audituesit, në tenderat publikë janë gjetur problematika në zbatimin e kuadrit ligjor dhe buxhetit, duke sjellë mungesën e konkurrencës dhe efikasitetit të tyre.

Kryeministri Edi Rama nuk e pati aspak problem të deklaronte fort se Shqipëria, nën drejtimin e tij, ka pasur ecuri të jashtëzakonshme në fushën e tenderave. Me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të lartë nën akuzë për shkelje me tenderat, Rama tentoi të bindë shqiptarët se vendi ynë ecën në krah të Gjermanisë për sa i përket konkurrencës në procedurat e prokurimit publik.

Përballë kësaj fasade rozë të shefit të qeverisë, gjendet raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025.

Në dokumentin e dorëzuar në Parlament, audituesit kanë një këndvështrim tërësisht të ndryshëm. “Auditimet kanë evidentuar dobësi të vazhdueshme në zbatimin e kuadrit ligjor dhe rregullator, veçanërisht në fushën e prokurimeve publike, administrimit të pasurisë, menaxhimit të kontratave dhe disiplinës buxhetore”, thuhet në raport.

Më tej, vijohet: “Gjatë vitit 2025, KLSH ka kryer auditime, nga të cilat janë evidentuar mangësi në drejtim të planifikimit dhe zbatimit të buxhetit, realizimit të procedurave të prokurimit publik”.

Edhe më tej, raporti thekson se: “Nga auditimet u konstatuan problematika në përllogaritjen e fondit limit, problematika në hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit, të cilat nuk rezultojnë të jenë në përputhje me natyrën, përmasën dhe kompleksitetin e kontratës, duke mos nxitur konkurrencën dhe duke ndikuar në ekonomicitetin, eficiencën dhe efektivitetin e përdorimit të fondeve publike”.

Gjatë vitit 2025, qeveria shqiptare shënoi rekordin më negativ në mënyrën se si janë menaxhuar tenderat publikë. Një seri kallëzimesh të dorëzuara kryesisht nga opozita përfunduan me arrestimin ose marrjen nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme të një sërë zyrtarësh të lartë.

Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, është nën akuzë zyrtare për procedura tenderuese me fond mbi 1 milion euro. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbahet nën arrest për akuza që lidhen me kanalizimin e fondeve publike në llogaritë e bashkëshortes së tij. Ish-ministri Ilir Beqaj dhe një dyzinë zyrtarësh të tjerë janë arrestuar apo dënuar për aferat e koncesioneve në Shëndetësi dhe inceneratorë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?