Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, protestuesit mblidhen në Komisariatin nr.4

P
Piranjat 2 July 2026, 14:11 · 1 min lexim
Tensionet jashtë Kuvendit, 18 të shoqëruar, protestuesit mblidhen

Është rritur numri i protestuesve të shoqëruar nga Policia e Shtetit pas përplasjeve të zhvilluara paraditen e së enjtes para Kuvendit.

Burime nga policia bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 18 protestues, të cilët dyshohet se janë përfshirë në incidentet e regjistruara gjatë tubimit.

Protesta u shoqërua me tensione të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit. Në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës, policia përdori autobot me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë, një grup protestuesish reagoi duke sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit. Ata përdorën një gardh metalik për të goditur mjetin, duke thyer xhamat e tij dhe shkaktuar dëme materiale.

Sipas të njëjtave burime, gjatë përplasjeve kanë mbetur të lënduar edhe shtatë efektivë policie, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të çanin kordonin e sigurisë të vendosur rreth Kuvendit, ndërsa gjatë incidenteve u hodhën gurë, vezë dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Tashmë protestuesit janë mbledhur para Komisariatit nr.4 ku kërkojnë lirimin e protestuesve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.