Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
AKTUALITET

Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

P
Piranjat11 August 2026, 23:29 · 2 min lexim
Tentativa për vrasjen e Denis Bajrit, ku po heton Prokuroria?

Pas organizimit të sulmit me thikë të improvizuar ndaj Denis Bajrit alias Brajoviç në burgun e Fierit, në kuadër të hetimit që po kryehet prokuroria ka sekuestruar librat e hyrje-daljeve në IEVP.  

Burime për mediat kanë bërë me dije se hetuesit janë duke analizuar me kujdes takimet e të paraburgosuve të përfshirë në ngjarje, Julian Zotaj e Aldo Gjini, të cilët dyshohet se sulmuan Brajoviçin, ashti sipas pretendimit të tij, me porosi të Ibrahim Licit, i njohur ndryshe si “fantazma”.

Të gjithë personat të cilët kanë janë takuar qoftë nga Denis Bajri, apo me Gjinin e Zotajn do të merren në  pyetje nga hetuesit.

Paralelisht janë marrë kamerat e burgut, në mënyrë që të shtohen levizjet e palëve dhe sjellja e zyrtarëve të burgut, por edhe e efektivëve të cilët  duhej të garantonin sigurinë në regjimin e brendshëm, 8 prej të cilëve janë përjashtuar dhe janë duke u hetuar me shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Julian Zotaj, në praninë e Aldo Gjinit sulmoi Bajrin me një thikë të improvizuar, gjatë përleshjes të dy mbetën të plagosur dhe morën ndihmë në spital.

Bajrajt dhe Lici janë kundërshtarë të njëri-tjetrit, e shumë episode kriminale të regjistruara në vendin tonë, nga të cilat kanë humbur jetën anëtare të dy grupeve, pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjeve ka qenë ajo e hakmarrjes.

“Ibrahim Lici më kërcënoi në telefon. Më tha: Jeta jote kaq e pati! Në moment Jurgen Zotaj më sulmoi me thikë” mësohet të kenë qenë fjalët e Denis Bajri alias Brajoviç që u sulmua brenda burgut të Fierit të shtunën që lamë pas, më 8 gusht. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.