Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Shqipëria pritet të përjetojë një ditë me mot kryesisht të qëndrueshëm të mërkurën, më 28 tetor...
Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozo...
Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike t&e...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Një informacion i mbërritur në Policinë e Durrësit, se personi në kërkim për tentativë vrasje, Fabjan Brahja, qëndronte në kushte rehatie në ambientet e shtëpisë së tij, në Kamëz, ka sjellë reagimin e menjëhershëm, duke dërguar një skuadër agjentësh për të kryer verifikimin.
Mbrëmjen e djeshme skuadra e agjentëve është zhvendosur nga policia e Durrësit në drejtim të Kamzës. Ata janë dislokuar në një zonë ku ndodhej banesa e personit në kërkim Fabjan Brahja.
Sapo kanë hyrë në banesë, e kanë arrestuar këtë të fundit teksa ndodhej shtrirë në krevatin e tij.
Fabjon Brahja, është njëri nga 3 personat e shpallur në kërkim nga policia dhe prokuroria e Durrësit, lidhur me rastin e tentativës së vrasjes të shtetasit Fabion Kuçi, i njohur edhe si “Guçi” i “Tik-Tok”.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë shoku i, Fabjan Brahjas, shtetasi Bledar Çuni dhe një individ tjetër.
Kurse personi tjetër me inicialet L.B, që rezultoi se është pronar i njërit prej automjeteve, me të cilat u afruan në vendngjarje, shtetasit e shpallur në kërkim është arrestuar dhe më pas liruar nga gjykata pasi në banesën e tij u gjetën disa fishekë luftarak.
Ngjarje e rëndë ndodhi në mesnatën e 15 Dhjetorit 2025 në qytetin e Durrësit, duke sjellë plagosjen me armë zjarri të, Fabion Kuçit, i njohur gjerësisht në rrjetin social “Tik-Tok” me nofkën “Guçi”.
Njeriu që ka qëlluar me pistoletë duke sjellë plagosjen e Kuçit, dyshohet të jetë pikërisht, Bledar Çuni, një personazh ky me precedent të mëparshëm penal dhe i ndaluar disa herë nga policia kriminale e Durrësit për akuzën e “tregtimit dhe trafikimit të drogës” si dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Pamjet filmike të sekuestruara nga policia dhe prokuroria tregojnë qartë Bledar Çunin që qëllon me armë ndaj Fabion Kuçit, megjithëse ky i fundit përpiqet të fshihet pas banakut të lokalit.
Siç duket dhe në pamjet filmike goditja nga Bledar Çuni drejt Kuçit është kryer me armë zjarri dhe me një karrige metalike. Kuçi, ka marrë dëmtime serioze në njërën këmbë, ndërsa Bledar Çuni së bashku me Fabjan Brahja dhe një person tjetër janë larguar.
Çuni, dallohet qartë që mban në kokë një kapuç por fytyra e tij është totalisht e zbuluar. Në njërën dorë, mban një armë zjarri pistoletë si dhe kryen veprime të dhunshme ndaj Fabion Kuçit alias “Guçi” dhe ambienteve të tjera të lokalit.
Pamjet filmike tregojnë se në total janë dy persona që në duar mbajnë armë zjarri, ku njëri është me xhupin e bardhë dhe tjetri është me xhupin e zi. Rrahja dhe plagosja e Fabion Kuçit jo vetëm që ka ndodhur para kamerave të lokalit, por është filmuar me telefon nga personi me xhupin e bardhë./Nga Elton Qyno
Lajmi është bërë me dije nga Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit, që me anë të një postimi në rrjetet sociale ...
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe d&e...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari nga Durrësi ka ngritur akuza ndaj Edi Ramës lidhur me projekti...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 60-vjeçarit që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Zë...
Me vendim të ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, Arti Papajani është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Fondit të...
Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-v...
Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza kanë nisur sezonin e monitorimit dhe fushatën antikanabis të përvitshme me operacione dhe kontrolle...
Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar pak pasi zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zb...
Ambasada e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zbardhur sot (15 maj) vizitën e ambasadorit Silvio Gonzato në Gjykatën e Posaçme dh...
Tregtarët e tregut maqedonas në Korçë kanë protestuar sot para Bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar vendimin p&eum...