Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

Tentoi të vriste me kallashnikov 38-vjeçarin në Spille, arrestohet i riu

P
Piranjat 8 August 2026, 14:22 · 2 min lexim
Tentoi të vriste me kallashnikov 38-vjeçarin në Spille,

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në Spille të Rrogozhinës. Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë teksa dyshohet se tentoi të vriste me kallashnikov një 38-vjeçar. Mësohet se shtetasi Neldi Hallulli pasi tentoi të vriste Indrit Ramën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me municion luftarak. Për konfliktin është proceduar penalisht edhe një tjetër person i përfshirë.

Njoftimi i Policisë Kavajë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri.

Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak.

Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt.

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ky shtetas mbante një armë zjarri, “Kallashnikov”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi E. H. kishte pasur një konflikt me shtetasin I. R. dhe, në vijim të konfliktit, dyshohet se kishte qëllim ta vriste atë.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale, duke shmangur përshkallëzimin e konfliktit dhe pasojat e rënda për jetën e 38-vjeçarit.

Po në vijim të veprimeve u procedua penalisht dhe shtetasi I. R., për "Dëmtime të tjera me dashje", sepse ka goditur me grushte shtetasin N. H., duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.