
Një 32-vjeçar nga Shkodra është ndjekur dhe kapur në zonën e “Freskut” në Tiranë, teksa përpiqej prej tre muajsh t’i shpëtonte ndalimit pasi tentoi pas një sherri të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar.
Aksioni u krye ditën e sotme (2 prill). Aksioni u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një tjetër fazë e operacionit kombëtar, të koduar “Operacionalja”, teksa i riu cilësohej person me rrezikshmëri të lartë.
Efektivë të armatosur mirë e rrethuan mjetin me të cilin udhëtonte i dyshuari dhe e shtrinë përtokë me armët drejtuar, duke e prangosur.
Gjithashtu u arrestua shoku i tij 27-vjeçar që po e transportonte me makinë, tip “Audi”, e cila u sekuestrua.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës mbi vendndodhjen e një shtetasi me precedent për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje, si dhe i veprimeve operacionale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”, u ndalua në Tiranë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
Prokuroria e Shkodrës kishte lëshuar urdhër për ndalimin e tij, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
32-vjeçari akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. M., 21 vjeç.
Po gjatë operacionit u arrestua dhe shtetasi E. K., 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.
27-vjeçari u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë, 32-vjeçari që ishte në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
2 Prill11:27
Edhe pyjet 'transformohen' në biznes, Rama bën gati draftin për një kompani shtetërore
Qeveria ka propozuar krijimin e Shoqërisë Shtetërore të Pyjeve, një kompani 100 për qind shtetërore që do të marr...
AKTUALITET
2 Prill11:16
EMRI/ Dështoi në grabitjen e një argjendarie në Itali, arrestohet 50-vjeçari shqiptar
Një tentativë grabitjeje në një argjendari në rrugën “via degli Artieri”, shumë pranë “Piazza Maggio...
AKTUALITET
2 Prill11:07
Arrestohet 66-vjeçari, mbante armë zjarri dhe municion luftarak pa leje
Një 66-vjeçar është vënë në pranga në Berat, pasi u kap duke mbajtur armë zjarri, armë gjahu dhe municion ...
AKTUALITET
2 Prill11:04
Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO si i pandehur, zhvillohet seanca e radhës
Avokati Plarent Ndreca është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit t&eum...
AKTUALITET
2 Prill10:36
Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion
Viti 2025 shënoi një rënie të numrit të kërkesave për të drejtë informimi nga gazetarët dhe përfaqë...
AKTUALITET
2 Prill10:11
“Hajde se kam vrarë mamanë”/ Shakaja e 1 Prillit që ngriti në këmbë policinë
Një i ri nga Vlora e ka marrë shumë seriozisht Ditën e Gënjeshtarve (1 Prillin) duke mashtruar edhe policinë.
Një telefona...
AKTUALITET
2 Prill08:19
Ndërtuesit bëhen pesimistë, po na bien porositë, por çmimet ama do të rriten ndjeshëm!
Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit në mars, nxjerr në pah një zhvillim kaotik në sektorin e ndërtimit. Ndë...
AKTUALITET
2 Prill08:07
Rriten rimbursimet e TVSH-së për vitin 2025, pezullohet pagesa 15 mln euro ndaj "Bankers Petroleum"
Gjatë periudhës janar-dhjetor 2025, procesi i rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) ka njohur një rritje të ndjeshme...
AKTUALITET
2 Prill08:03
“Dikush më gjuan me gurë drejt banesës, po më rrezikohet jeta”/ Qytetarja denoncon situatën alarmante brenda shtëpisë
Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e Piranjave nga një qytetare që banon në lagjen Kastrioti, në F...
AKTUALITET
2 Prill07:50
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.3 lekë.
Euro do të blihet me 95.5...