Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali/ Arrestohet në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij muaji, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një vajze nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës.
Operacioni është zhvilluar mesditën e sotme në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit dhe ka cuar në arrestimin e 30 vjecarit nga Tepelena, Mariglen Kondi, person me precedentë të shumtë penalë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.53 të 2 korrikut në aksin Konispol-Qafë Botë, në vendin e quajtur “Postbllok”.

Kondi ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet të renë nga Nepali, e cila ka arritur më në fund të largohet me vrap dhe të denoncojë në polici. Përmes kamerave të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë 30-vjecarin Mariglen Kondi, nga Salaria e Tepelenës. Ai rezulton person me precedentë të shumtë penalë.
Në vitin 2020 është arrestuar për “kultivim bimësh narkotike” në bashkëpunim, por më pas është lënë në “Arrest në shtëpi”.
Teksa ndodhej nën këtë masë sigurimi, e ka thyer atë duke u arrestuar më pas në vitin 2021 për vjedhjen e disa kamioncinave në Lushnje.
Lexo edhe
AKTUALITET
Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ Detaje nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

AGSH dënon dhunën ndaj gazetarit të Ora News: Policia goditi Edison Vatnikajn gjatë raportimit të protestës

VIDEO/ Momenti kur Shehaj ‘vjedh’ marrëveshjen me SHBA-në, sekretarja “fluturon” nga shkallët

Protesta te Parlamenti/ Lirohen 5 të shoqëruarit e paradites, arrestohen 7 të tjerë sot pasdite





