Tezja e Elona Selmanit trondit me deklaratën: Altin Çoku ka pasur marrëdhënie me mamanë e saj! Ai i publikoi fotot intime

Gjykata ka dhënë vendimin për Altin Çokun, një figurë e njohur në TikTok, duke e dënuar me 6 vite burg për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila humbi jetën pasi ra nga kati i katërt.
Ngjarja tronditëse lidhet me dyshimet se Çoku ishte personi që publikoi një foto intime të viktimës gjatë vitit 2024, çka dyshohet se ndikoi në gjendjen e saj emocionale. Tezja e së ndjerës, Elona Selmani, ka bërë deklarata të forta në media duke ngritur pikëpyetje të reja mbi rrethanat e ngjarjes. Ajo pretendon se Sibela nuk është hedhur vetë, por është shtyrë nga tarraca gjatë një debati.
“Gjatë debatit e kanë shtyrë Sibelën, jo me dashje besoj, por ka qenë incident. Di dhe disa gjëra të tjera. Sibela ka rënë me telefon, si ka mundësi që telefoni është gjetur lart? (tarracë)”, u shpreh ajo.
Selmani shtoi gjithashtu se është e gatshme të dëshmojë në gjykatë për ato që di, ndërsa hodhi edhe një tjetër pretendim të fortë: sipas saj, Altin Çoku ka pasur një lidhje me nënën e viktimës dhe jo me vetë 27-vjeçaren.
“Vetë Sibela më ka thënë në telefon se nëna e saj është duke u njohur me Altin Çokun”, deklaroi ajo.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Jeton përgjithmonë me ne”/ Shokët e klasës nderojnë kujtimin e 17-vjeçarit që humbi jetën në shkollë nga arresti kardiak

Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian

EMRAT/ Vranë një shtetas për gjakmarrje, arrestohen dy vëllezërit e shumëkërkuar të drejtësisë

Digjen dokumente në Zonën e Treshit në Tiranë, dyshohet të jenë të komunës Kashar dhe ARRSH

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën

EMRAT/ Të dënuar për vrasje në Shqipëri, arrestohen në Itali dy vëllezërit

Probleme në kantierin pranë Ekonomikut: Eskavatori këput kabujt elektrikë, makinat ecin mes tyre

E rëndë! Tentoi të mbytej në liqen, kalimtarët shpëtojnë 69-vjeçaren





