Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’ sh.a. ngre dyshime për tejkalim kompetencash dhe pa VKM

P
Piranjat16 April 2026, 17:01 · 3 min lexim
Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’

Sa më shumë të gërmosh aq herë të dalin skandale të përbindshme në aferën korruptive të AKSHI. Syri zbardh lidhjet e drejtorit të ri të AKSHI, i cili ashtu siç kemi dëshmuar më parë, duket se është emëruar në atë detyrë si garant i vijimit të aferës.

Më 14 prill 2026 është krijuar shoqëria aksionare shtetërore “Albanian Digital Solution” sh.a. (ADS), me aksionar të vetëm Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Igli Tafa. Sipas dokumentacionit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të njëjtën ditë janë miratuar akti i themelimit, statuti i shoqërisë, emërimi i administratorit, këshillit mbikëqyrës dhe audituesit ligjor.

Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’

Ky proces ngre pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e procedurës së ndjekur dhe mbi faktin nëse janë respektuar kompetencat institucionale që ligji i rezervon qeverisë dhe organeve përkatëse shtetërore. Sipas ligjit nr. 43/2023 “Për Qeverisjen Elektronike”, AKSHI ka të drejtë të krijojë shoqëri operatore TIK me shumicë shtetërore, por ushtrimi i kësaj të drejte dhe përfaqësimi i pronarit shtetëror kërkon akt të posaçëm dhe nuk mund të realizohet jashtë kuadrit të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave.

Në dokumentacionin e publikuar nuk rezulton asnjë vendim i Këshillit të Ministrave, Kryeministrit apo ministrit përgjegjës që të autorizojë Drejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t për të ushtruar i vetëm të drejtat e aksionarit shtetëror dhe për të themeluar shoqërinë.

Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’

Nga akti i themelimit, statuti dhe ekstrakti historik i QKB rezulton qartë se ADS është krijuar si shoqëri aksionare me aksionar të vetëm AKSHI-n. Megjithatë, sipas nenit 31 të ligjit 43/2023, kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm kufizohen në drejtimin e institucionit, përfaqësimin e tij në marrëdhënie me të tretët dhe zbatimin e politikave të miratuara, por jo në ushtrimin automatik të kompetencave të aksionarit shtetëror për krijimin e shoqërive të reja pa autorizim specifik.

Thellohet skandali i AKSHI: Krijimi i ‘Albanian Digital Solution’

Në mungesë të një akti delegimi nga Këshilli i Ministrave ose ministria përgjegjëse, lind dyshimi se themelimi i ADS është realizuar përtej kompetencave të lejuara ligjore, duke cenuar parimin e ligjshmërisë dhe hierarkisë së akteve administrative.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.