Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë/ Finalizohet operacioni “Route” në Korçë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen 6500 euro

Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar operacionin e koduar “Route”, duke goditur një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Në pranga kanë rënë dy shtetas, të cilët u kapën në flagrancë duke grumbulluar dhe transportuar emigrantë nga vendet e treta.
Në kuadër të këtij operacioni, efektivët e policisë bënë të mundur arrestimin e shtetasve:
J. M. (alias D. M.), 42 vjeç, banues në Korçë;
E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Belorta, Maliq.
Nga verifikimet e kryera doli se 31-vjeçari E. D. ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të cilën e ka thyer për t’iu rikthyer veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm.
Të dy shtetasit u kapën në flagrancë në fshatin Plasë të Maliqit, ku kishin grumbulluar rreth 28 shtetas me origjinë nga Sudani. Skema e tyre parashikonte transportimin e emigrantëve në grupe prej 7-8 personash me mjete të ndryshme drejt Shkodrës, me qëllim që më pas të kalonin ilegalisht kufirin me Malin e Zi.
Në cilësinë e provës materiale, Policia Kufitare sekuestroi një automjet, 6500 euro (të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme), si dhe 3 aparate celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pronat për banim të konfiskuara, 75% ndodhen në Tiranë

Njihej si “kimisti” – U kap në Kolumbi, GJKKO lë në burg kolumbianin Samir Rosales Rodriguez! Do të vuajë 14 vite për laboratorin e Fraku...

Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!...

Lushnje/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak ishte…

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër





