Theu masën e arrestit në shtëpi dhe kreu disa vjedhje në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’ 26-vjeçar/ EMRI

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë si autor i disa vjedhjeve. Në pranga u vu shtetasi Agustjan Hyka, i cili pasi kishte thyer masën e arrestit në shtëpi, ka kryer disa vjedhje.
Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në katër subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt tjetër. Ndaj tij, Gjykata kishte caktuar masën e arrestit në shtëpi për dhunë në familje.
“Si rezultat i veprimeve hetimore intensive, të kryera menjëherë pas kallëzimeve të disa shtetasve/administratorëve të subjekteve për vjedhje të pronës dhe pasurisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Penaliteti”, gjatë të cilit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i disa rasteve në këtë fushë, shtetasi A. H., 26 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se 26-vjeçari, gjatë muajit prill 2026, ka vjedhur shuma parash dhe produkte në 4 subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë dhe në një subjekt.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Vijon hetimi për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi A. H.”- njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Mungon rruga, ndriçimi dhe koshat e plehrave”, denoncimi i banorit: Aty ku banojnë socialistët kanë vendosur dy drita

Ndryshim në Ministrinë e Mbrojtjes, Pranvera Skana merr detyrën e zv.ministres

BIRN: Korrupsioni e ka vrarë ekonominë, rasti AKSHI dhe çështja “Balluku” e tregojnë dukshëm se korrupsioni është sistemik

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat





